Sahihu i Buhariut — Hadithi 4239

Betejat · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Jahja ibn Seidi se Seid ibn Amri tregon: “Eban ibn Seidi shkoi te Pejgamberi ﷺ e i dha selam. Ebu Hurejra tha: “O i Dërguari i Allahut, ky është vrasësi i Ibn Kavkalit!” Atëherë Ebani i tha Ebu Hurejrës: “Sa çudi për lepurin shkëmbor , që u dynd te ne nga Kadumi Dani (vend në Siujdhesën Arabe) dhe më vajton një burrë që Allahu e ka nderuar me duart e mia, e nuk më ka poshtëruar me duart e tij!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ: أَخْبَرَنِي جَدِّي: أَنَّ أَبَانَ بْنَ سَعِيدٍ، أَقْبَلَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَسَلَّمَ عَلَيْهِ، فَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَذَا قَاتِلُ ابْنِ قَوْقَلٍ. وَقَالَ أَبَانُ لأَبِي هُرَيْرَةَ: وَاعَجَبًا لَكَ وَبْرٌ تَدَأْدَأَ مِنْ قَدُومِ ضَأْنٍ. يَنْعَى عَلَىَّ امْرَأً أَكْرَمَهُ اللَّهُ بِيَدِي، وَمَنَعَهُ أَنْ يُهِينَنِي بِيَدِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4239