{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4240",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4240",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4240",
  "text": "4240, 4241 - Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fatimja, e bija e Pejgamberit ﷺ, i kërkoi Ebu Bekrit trashëgiminë e të Dërguarit të Allahut ﷺ që i përkiste asaj, nga pjesa që Allahu ia kishte dhënë atij në Medinë, Fedekun, dhe pasurinë e mbetur nga një e pesta e plaçkës së Hajberit. Ebu Bekri i tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka. Familja e Muhamedit hanë vetëm nga kjo pasuri.” Betohem në Allahun se nuk do të ndryshoj asgjë prej lëmoshës së të Dërguarit të Allahut ﷺ siç ka qenë në kohën e tij dhe do të veproj me të ashtu siç ka vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pra, Ebu Bekri refuzoi t'i jepte Fatimes hise prej asaj pasurie. Për këtë, Fatimes i mbeti hatri në Ebu Bekrin, andaj e braktisi dhe nuk i foli derisa vdiq. Ajo jetoi pas Pejgamberit ﷺ gjashtë muaj. Pasi ajo vdiq, burri i saj, Aliu, e varrosi natën e ia fali xhenazen pa e lajmëruar Ebu Bekrin. Sa ishte gjallë Fatimja, njerëzit e arsyetonin Aliun për mosbesatimin ndaj Ebu Bekrit. Por, kur ajo vdiq, Aliu vërejti se njerëzit nuk e arsyetonin më. Rrjedhimisht, kërkoi të pajtohet dhe t'i japë besën Ebu Bekrit, pasi që ata (gjashtë) muaj nuk ia kishte dhënë besën. Aliu dërgoi dikë ta thërrasë Ebu Bekrin dhe t'i thotë: “Eja te ne! Por, askush të mos vijë me ty.” Ai nuk dëshironte që Omeri të vente. Omeri tha: “Jo, për Allahun, nuk do të shkosh atje vetëm!” Ebu Bekri tha: “Çfarë mendoni se do të veprojnë me mua? Për Allahun, do të shkoj tek ata” - dhe shkoi. Aliu e falënderoi Allahun dhe tha: “Ne e kemi parasysh vlerën tënde dhe mirësinë që Allahu ta ka dhënë (o Ebu Bekër). Nuk po garojmë me ty për një mirësi që Allahu ta ka dhënë ty, mirëpo ti na anashkalove ne në çështjen e hilafetit (nuk na konsultove). Ndërkaq, ne, për shkak të afërsisë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, mendonim se kishim hise (të na konsultoje). Ebu Bekrit i lotuan sytë nga këto fjalë dhe tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, të mbaj lidhjen me të afërmit e të Dërguarit të Allahut ﷺ është më e dashur për mua se të mbaj lidhjen me të afërmit e mi. Ndërkaq, sa i përket mosmarrëveshjes që ka ndodhur mes nesh për këto pasuri, nuk jam larguar nga mirësia. Çdo punë që e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e vepruar, e kam vepruar edhe vetë.” Atëherë Aliu i tha Ebu Berit: “Takimi për besatimin do të jetë pas dreke.” Pasi e fali drekën, Ebu Bekri u ngrit në minber, e falënderoi Allahun, pastaj e përmendi çështjen e Aliut, vonimin e besatimit të tij dhe arsyen që ai e përmendi. Pastaj Aliu kërkoi faljen e Allahut dhe e falënderoi Atë, madhëroi hakun e Ebu Bekrit dhe tregoi se atë që e kishte bërë, nuk e kishte bërë që të garonte me Ebu Bekrin, e as si revoltë ndaj mirësisë që Allahu ia kishte dhënë, dhe tha: “Mirëpo, ne mendojmë se kemi hise në këtë çështje. Prandaj, kur u anashkaluam, na mbeti hatri.” Kështu, muslimanët u gëzuan shumë dhe thanë: “Ia ke qëlluar.” Pas kësaj, kur kjo çështje përfundoi me mirësi, muslimanët ishin përkrah Aliut.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4240",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّ فَاطِمَةَ بِنْتَ النَّبِيِّ ﷺ أَرْسَلَتْ إِلَى أَبِي بَكْرٍ تَسْأَلُهُ مِيرَاثَهَا مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِمَّا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَيْهِ بِالْمَدِينَةِ وَفَدَكَ، وَمَا بَقِيَ مِنْ خُمُسِ خَيْبَرَ، فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: \"لاَ نُورَثُ، مَا تَرَكْنَا صَدَقَةٌ، إِنَّمَا يَأْكُلُ آلُ مُحَمَّدٍ ﷺ فِي هَذَا الْمَالِ\". وَإِنِّي وَاللَّهِ لاَ أُغَيِّرُ شَيْئًا مِنْ صَدَقَةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَنْ حَالِهَا الَّتِي كَانَ عَلَيْهَا فِي عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَلَأَعْمَلَنَّ فِيهَا بِمَا عَمِلَ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَبَى أَبُو بَكْرٍ أَنْ يَدْفَعَ إِلَى فَاطِمَةَ مِنْهَا شَيْئًا فَوَجَدَتْ فَاطِمَةُ عَلَى أَبِي بَكْرٍ فِي ذَلِكَ فَهَجَرَتْهُ، فَلَمْ تُكَلِّمْهُ حَتَّى تُوُفِّيَتْ: وَعَاشَتْ بَعْدَ النَّبِيِّ ﷺ سِتَّةَ أَشْهُرٍ، فَلَمَّا تُوُفِّيَتْ، دَفَنَهَا زَوْجُهَا عَلِيٌّ لَيْلاً، وَلَمْ يُؤْذِنْ بِهَا أَبَا بَكْرٍ وَصَلَّى عَلَيْهَا، وَكَانَ لِعَلِيٍّ مِنَ النَّاسِ وَجْهٌ حَيَاةَ فَاطِمَةَ، فَلَمَّا تُوُفِّيَتِ اسْتَنْكَرَ عَلِيٌّ وُجُوهَ النَّاسِ، فَالْتَمَسَ مُصَالَحَةَ أَبِي بَكْرٍ وَمُبَايَعَتَهُ، وَلَمْ يَكُنْ يُبَايِعُ تِلْكَ الأَشْهُرَ، فَأَرْسَلَ إِلَى أَبِي بَكْرٍ: أَنِ ائْتِنَا، وَلاَ يَأْتِنَا أَحَدٌ مَعَكَ، كَرَاهِيَةً لِمَحْضَرِ عُمَرَ. فَقَالَ عُمَرُ: لاَ وَاللَّهِ لاَ تَدْخُلُ عَلَيْهِمْ وَحْدَكَ. فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: وَمَا عَسَيْتَهُمْ أَنْ يَفْعَلُوا بِي؟، وَاللَّهِ لآتِيَنَّهُمْ. فَدَخَلَ عَلَيْهِمْ أَبُو بَكْرٍ، فَتَشَهَّدَ عَلِيٌّ فَقَالَ: إِنَّا قَدْ عَرَفْنَا فَضْلَكَ، وَمَا أَعْطَاكَ، اللَّهُ وَلَمْ نَنْفَسْ عَلَيْكَ خَيْرًا سَاقَهُ اللَّهُ إِلَيْكَ، وَلَكِنَّكَ اسْتَبْدَدْتَ عَلَيْنَا بِالأَمْرِ، وَكُنَّا نَرَى لِقَرَابَتِنَا مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ نَصِيبًا. حَتَّى فَاضَتْ عَيْنَا أَبِي بَكْرٍ، فَلَمَّا تَكَلَّمَ أَبُو بَكْرٍ قَالَ: وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَقَرَابَةُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَحَبُّ إِلَىَّ أَنْ أَصِلَ مِنْ قَرَابَتِي، وَأَمَّا الَّذِي شَجَرَ بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ مِنْ هَذِهِ الأَمْوَالِ، فَلَمْ آلُ فِيهَا عَنِ الْخَيْرِ، وَلَمْ أَتْرُكْ أَمْرًا رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَصْنَعُهُ فِيهَا إِلاَّ صَنَعْتُهُ. فَقَالَ عَلِيٌّ لأَبِي بَكْرٍ: مَوْعِدُكَ الْعَشِيَّةُ لِلْبَيْعَةِ. فَلَمَّا صَلَّى أَبُو بَكْرٍ الظُّهْرَ رَقِيَ عَلَى الْمِنْبَرِ، فَتَشَهَّدَ وَذَكَرَ شَأْنَ عَلِيٍّ، وَتَخَلُّفَهُ عَنِ الْبَيْعَةِ، وَعُذْرَهُ بِالَّذِي اعْتَذَرَ إِلَيْهِ، ثُمَّ اسْتَغْفَرَ، وَتَشَهَّدَ عَلِيٌّ فَعَظَّمَ حَقَّ أَبِي بَكْرٍ، وَحَدَّثَ أَنَّهُ لَمْ يَحْمِلْهُ عَلَى الَّذِي صَنَعَ نَفَاسَةً عَلَى أَبِي بَكْرٍ، وَلاَ إِنْكَارًا لِلَّذِي فَضَّلَهُ اللَّهُ بِهِ، وَلَكِنَّا نَرَى لَنَا فِي هَذَا الأَمْرِ نَصِيبًا، فَاسْتَبَدَّ عَلَيْنَا، فَوَجَدْنَا فِي أَنْفُسِنَا، فَسُرَّ بِذَلِكَ الْمُسْلِمُونَ وَقَالُوا: أَصَبْتَ. وَكَانَ الْمُسْلِمُونَ إِلَى عَلِيٍّ قَرِيبًا، حِينَ رَاجَعَ الأَمْرَ الْمَعْرُوفَ.",
    "albanian": "4240, 4241 - Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fatimja, e bija e Pejgamberit ﷺ, i kërkoi Ebu Bekrit trashëgiminë e të Dërguarit të Allahut ﷺ që i përkiste asaj, nga pjesa që Allahu ia kishte dhënë atij në Medinë, Fedekun, dhe pasurinë e mbetur nga një e pesta e plaçkës së Hajberit. Ebu Bekri i tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka. Familja e Muhamedit hanë vetëm nga kjo pasuri.” Betohem në Allahun se nuk do të ndryshoj asgjë prej lëmoshës së të Dërguarit të Allahut ﷺ siç ka qenë në kohën e tij dhe do të veproj me të ashtu siç ka vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pra, Ebu Bekri refuzoi t'i jepte Fatimes hise prej asaj pasurie. Për këtë, Fatimes i mbeti hatri në Ebu Bekrin, andaj e braktisi dhe nuk i foli derisa vdiq. Ajo jetoi pas Pejgamberit ﷺ gjashtë muaj. Pasi ajo vdiq, burri i saj, Aliu, e varrosi natën e ia fali xhenazen pa e lajmëruar Ebu Bekrin. Sa ishte gjallë Fatimja, njerëzit e arsyetonin Aliun për mosbesatimin ndaj Ebu Bekrit. Por, kur ajo vdiq, Aliu vërejti se njerëzit nuk e arsyetonin më. Rrjedhimisht, kërkoi të pajtohet dhe t'i japë besën Ebu Bekrit, pasi që ata (gjashtë) muaj nuk ia kishte dhënë besën. Aliu dërgoi dikë ta thërrasë Ebu Bekrin dhe t'i thotë: “Eja te ne! Por, askush të mos vijë me ty.” Ai nuk dëshironte që Omeri të vente. Omeri tha: “Jo, për Allahun, nuk do të shkosh atje vetëm!” Ebu Bekri tha: “Çfarë mendoni se do të veprojnë me mua? Për Allahun, do të shkoj tek ata” - dhe shkoi. Aliu e falënderoi Allahun dhe tha: “Ne e kemi parasysh vlerën tënde dhe mirësinë që Allahu ta ka dhënë (o Ebu Bekër). Nuk po garojmë me ty për një mirësi që Allahu ta ka dhënë ty, mirëpo ti na anashkalove ne në çështjen e hilafetit (nuk na konsultove). Ndërkaq, ne, për shkak të afërsisë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, mendonim se kishim hise (të na konsultoje). Ebu Bekrit i lotuan sytë nga këto fjalë dhe tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, të mbaj lidhjen me të afërmit e të Dërguarit të Allahut ﷺ është më e dashur për mua se të mbaj lidhjen me të afërmit e mi. Ndërkaq, sa i përket mosmarrëveshjes që ka ndodhur mes nesh për këto pasuri, nuk jam larguar nga mirësia. Çdo punë që e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e vepruar, e kam vepruar edhe vetë.” Atëherë Aliu i tha Ebu Berit: “Takimi për besatimin do të jetë pas dreke.” Pasi e fali drekën, Ebu Bekri u ngrit në minber, e falënderoi Allahun, pastaj e përmendi çështjen e Aliut, vonimin e besatimit të tij dhe arsyen që ai e përmendi. Pastaj Aliu kërkoi faljen e Allahut dhe e falënderoi Atë, madhëroi hakun e Ebu Bekrit dhe tregoi se atë që e kishte bërë, nuk e kishte bërë që të garonte me Ebu Bekrin, e as si revoltë ndaj mirësisë që Allahu ia kishte dhënë, dhe tha: “Mirëpo, ne mendojmë se kemi hise në këtë çështje. Prandaj, kur u anashkaluam, na mbeti hatri.” Kështu, muslimanët u gëzuan shumë dhe thanë: “Ia ke qëlluar.” Pas kësaj, kur kjo çështje përfundoi me mirësi, muslimanët ishin përkrah Aliut.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4240.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4240.json"
  }
}