{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4251",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4251",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4251",
  "text": "Ubejdullah ibn Musai më ka treguar nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ shkoi për umre në muajin dhul kade, por mekasit nuk e lejuan të hynte në Mekë, derisa ra dakord që vitin vijues të qëndrojë vetëm tri ditë. Teksa po e shkruanin marrëveshjen dhe shkruan: “Muhamedi, i Dërguari i Allahut ﷺ, ka rënë dakord që...”, idhujtarët thanë: “Nuk pranojmë! Sikur ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, nuk do të të pengonim (për të hyrë), por ti je Muhamedi, i biri i Abdullahut.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Unë jam i Dërguari i Allahut, njëkohësisht Muhamed ibn Abdullahu.” Pastaj i tha Aliut: “Fshije (pjesën) : i Dërguari i Allahut!” - Jo, betohem në Allahun se kurrë nuk e fshij emrin tënd, - iu përgjigj Aliu. Pejgamberi ﷺ e mori letrën, edhe pse nuk e njihte shkrimin, shkroi: “Muhamed ibn Abdullahu ka rënë dakord që: të mos hyjë në Mekë me armë përveçse me shpatë në këllëf; të mos marrë me vete asnjë banor të saj, që dëshiron ta pasojë; si dhe të mos ndalojë asnjë shok të vetin të rikthehet në të (Mekë).” (Vitin e ardhshëm) pasi hyri në Mekë dhe kaloi afati i caktuar, idhujtarët vajtën tek Aliu dhe i thanë: “Thuaji shokut tënd të largohet prej këtu, sepse afati ka përfunduar.” Kur Pejgamberi ﷺ doli, e bija e Hamzait iu vu prapa duke i thënë: “O xhaxha, o xhaxha!” Aliu shkoi dhe e mori për dore e i tha Fatimes: “Ja, bija e xhaxhait tënd. Merre me vete.” Aliu, Zejdi dhe Xhaferi u grindën për të. Aliu tha: “Unë jam më meritori për ta marrë, sepse është bija e xhaxhait tim.” Xhaferi i tha: “Ajo është bija e xhaxhait tim dhe tezja e saj është gruaja ime.” Zejdi tha: “Ajo është bija e vëllait tim.” Kështu, Pejgamberi ﷺ vendosi që ta marrë tezja e vet dhe tha: “Tezja është në pozitën e nënës.” Aliut i tha: “Ti je pjesë imja dhe unë jam pjesë jotja.” Xhaferit iu drejtua: “Më ke ngjarë në dukje dhe moral.” Ndërkaq, Zejdit i tha: “Ti je vëllai ynë dhe i çrobëruari ynë.” Aliu i tha Pejgamberit ﷺ: “A po e marton të bijën e Hamzait?” - “Ajo është e bija e vëllait tim nga qumështi”, - tha Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4251",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Bera ibn Azibi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى، عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا اعْتَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ فِي ذِي الْقَعْدَةِ، فَأَبَى أَهْلُ مَكَّةَ أَنْ يَدَعُوهُ يَدْخُلُ مَكَّةَ، حَتَّى قَاضَاهُمْ عَلَى أَنْ يُقِيمَ بِهَا ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، فَلَمَّا كَتَبُوا الْكِتَابَ كَتَبُوا: هَذَا مَا قَاضَى عَلَيْهِ مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ. قَالُوا: لاَ نُقِرُّ بِهَذَا، لَوْ نَعْلَمُ أَنَّكَ رَسُولُ اللَّهِ مَا مَنَعْنَاكَ شَيْئًا، وَلَكِنْ أَنْتَ مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ. فَقَالَ: \"أَنَا رَسُولُ اللَّهِ، وَأَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ\". ثُمَّ قَالَ لِعَلِيٍّ: \"امْحُ رَسُولَ اللَّهِ\". قَالَ: عَلِيٌّ لاَ وَاللَّهِ لاَ أَمْحُوكَ أَبَدًا. فَأَخَذَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْكِتَابَ، وَلَيْسَ يُحْسِنُ يَكْتُبُ، فَكَتَبَ: هَذَا مَا قَاضَى مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ لاَ يُدْخِلُ مَكَّةَ السِّلاَحَ، إِلاَّ السَّيْفَ فِي الْقِرَابِ، وَأَنْ لاَ يَخْرُجَ مِنْ أَهْلِهَا بِأَحَدٍ، إِنْ أَرَادَ أَنْ يَتْبَعَهُ، وَأَنْ لاَ يَمْنَعَ مِنْ أَصْحَابِهِ أَحَدًا، إِنْ أَرَادَ أَنْ يُقِيمَ بِهَا. فَلَمَّا دَخَلَهَا وَمَضَى الأَجَلُ أَتَوْا عَلِيًّا فَقَالُوا: قُلْ لِصَاحِبِكَ: اخْرُجْ عَنَّا، فَقَدْ مَضَى الأَجَلُ. فَخَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ فَتَبِعَتْهُ ابْنَةُ حَمْزَةَ تُنَادِي: يَا عَمِّ يَا عَمِّ. فَتَنَاوَلَهَا عَلِيٌّ، فَأَخَذَ بِيَدِهَا وَقَالَ لِفَاطِمَةَ - عَلَيْهَا السَّلاَمُ -: دُونَكِ ابْنَةَ عَمِّكِ. حَمَلَتْهَا. فَاخْتَصَمَ فِيهَا عَلِيٌّ وَزَيْدٌ وَجَعْفَرٌ. قَالَ عَلِيٌّ: أَنَا أَخَذْتُهَا وَهِيَ بِنْتُ عَمِّي. وَقَالَ جَعْفَرٌ: ابْنَةُ عَمِّي وَخَالَتُهَا تَحْتِي. وَقَالَ زَيْدٌ: ابْنَةُ أَخِي. فَقَضَى بِهَا النَّبِيُّ ﷺ لِخَالَتِهَا وَقَالَ: \"الْخَالَةُ بِمَنْزِلَةِ الأُمِّ\". وَقَالَ لِعَلِيٍّ: \"أَنْتَ مِنِّي وَأَنَا مِنْكَ\". وَقَالَ لِجَعْفَرٍ: \"أَشْبَهْتَ خَلْقِي وَخُلُقِي\". وَقَالَ لِزَيْدٍ: \"أَنْتَ أَخُونَا وَمَوْلاَنَا\". وَقَالَ عَلِيٌّ: أَلاَ تَتَزَوَّجُ بِنْتَ حَمْزَةَ؟ قَالَ: \"إِنَّهَا ابْنَةُ أَخِي مِنَ الرَّضَاعَةِ\".",
    "albanian": "Ubejdullah ibn Musai më ka treguar nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ shkoi për umre në muajin dhul kade, por mekasit nuk e lejuan të hynte në Mekë, derisa ra dakord që vitin vijues të qëndrojë vetëm tri ditë. Teksa po e shkruanin marrëveshjen dhe shkruan: “Muhamedi, i Dërguari i Allahut ﷺ, ka rënë dakord që...”, idhujtarët thanë: “Nuk pranojmë! Sikur ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, nuk do të të pengonim (për të hyrë), por ti je Muhamedi, i biri i Abdullahut.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Unë jam i Dërguari i Allahut, njëkohësisht Muhamed ibn Abdullahu.” Pastaj i tha Aliut: “Fshije (pjesën) : i Dërguari i Allahut!” - Jo, betohem në Allahun se kurrë nuk e fshij emrin tënd, - iu përgjigj Aliu. Pejgamberi ﷺ e mori letrën, edhe pse nuk e njihte shkrimin, shkroi: “Muhamed ibn Abdullahu ka rënë dakord që: të mos hyjë në Mekë me armë përveçse me shpatë në këllëf; të mos marrë me vete asnjë banor të saj, që dëshiron ta pasojë; si dhe të mos ndalojë asnjë shok të vetin të rikthehet në të (Mekë).” (Vitin e ardhshëm) pasi hyri në Mekë dhe kaloi afati i caktuar, idhujtarët vajtën tek Aliu dhe i thanë: “Thuaji shokut tënd të largohet prej këtu, sepse afati ka përfunduar.” Kur Pejgamberi ﷺ doli, e bija e Hamzait iu vu prapa duke i thënë: “O xhaxha, o xhaxha!” Aliu shkoi dhe e mori për dore e i tha Fatimes: “Ja, bija e xhaxhait tënd. Merre me vete.” Aliu, Zejdi dhe Xhaferi u grindën për të. Aliu tha: “Unë jam më meritori për ta marrë, sepse është bija e xhaxhait tim.” Xhaferi i tha: “Ajo është bija e xhaxhait tim dhe tezja e saj është gruaja ime.” Zejdi tha: “Ajo është bija e vëllait tim.” Kështu, Pejgamberi ﷺ vendosi që ta marrë tezja e vet dhe tha: “Tezja është në pozitën e nënës.” Aliut i tha: “Ti je pjesë imja dhe unë jam pjesë jotja.” Xhaferit iu drejtua: “Më ke ngjarë në dukje dhe moral.” Ndërkaq, Zejdit i tha: “Ti je vëllai ynë dhe i çrobëruari ynë.” Aliu i tha Pejgamberit ﷺ: “A po e marton të bijën e Hamzait?” - “Ajo është e bija e vëllait tim nga qumështi”, - tha Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4251.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4251.json"
  }
}