Ahmed ibn Vakidi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Humejd ibn Hilali se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i lajmëroi njerëzit për vdekjen e Zejdit, Xhaferit dhe Ibn Revahës, para se të vinte lajmi për vdekjen e tyre, duke thënë: “Zejdi e mori flamurin dhe u vra. Pas tij e mori Xhaferi dhe u vra. Pastaj e mori Ibn Revaha dhe u vra, - ndërkohë, sytë i lotonin. - Më pas atë e mori njëra prej shpatave të Allahut dhe Allahu ua dha fitoren.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ وَاقِدٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ حُمَيْدِ بْنِ هِلاَلٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ نَعَى زَيْدًا وَجَعْفَرًا وَابْنَ رَوَاحَةَ لِلنَّاسِ، قَبْلَ أَنْ يَأْتِيَهُمْ خَبَرُهُمْ فَقَالَ: "أَخَذَ الرَّايَةَ زَيْدٌ فَأُصِيبَ، ثُمَّ أَخَذَ جَعْفَرٌ فَأُصِيبَ، ثُمَّ أَخَذَ ابْنُ رَوَاحَةَ فَأُصِيبَ ـ وَعَيْنَاهُ تَذْرِفَانِ - حَتَّى أَخَذَ الرَّايَةَ سَيْفٌ مِنْ سُيُوفِ اللَّهِ حَتَّى فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ".