Sahihu i Buhariut — Hadithi 4263

Betejat · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahja ibn Seidin, e këtij i ka rrëfyer Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur erdhi lajmi për vrasjen e Ibn Harithes, Xhafer ibn Ebu Talibit dhe Abdullah ibn Revahës, - Allahu qoftë i kënaqur me ta, - i Dërguari i Allahut ﷺ qe ulur (në xhami) dhe i vërehej pikëllimi. Ndërsa shikoja nëpërmjet një vrime të një dere, i vajti një person dhe i tregoi për të qarat e grave të (familjes së) Xhaferit. Ai e urdhëroi që t'i ndalonte ato, por nuk e dëgjuan, andaj u kthye prapë (te Pejgamberi ﷺ). Pejgamberi ﷺ sërish e urdhëroi që t'i ndalonte ato. Ai shkoi dhe, kur u kthye, tha: “Betohem në Allahun se ato na mundën (nuk na dëgjuan).” Aishja thotë: “Mendoj se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Hidhu dhé në gojët e tyre!” Pastaj Aishja (personit në fjalë) i tha: “Turp të qoftë, për Allahun! As veprove siç të urdhëroi Pejgamberi ﷺ, as e le të qetë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ قَالَ: سَمِعْتُ يَحْيَى بْنَ سَعِيدٍ قَالَ: أَخْبَرَتْنِي عَمْرَةُ، قَالَتْ: سَمِعْتُ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - تَقُولُ: لَمَّا جَاءَ قَتْلُ ابْنِ حَارِثَةَ وَجَعْفَرِ بْنِ أَبِي طَالِبٍ وَعَبْدِ اللَّهِ بْنِ رَوَاحَةَ - رضى الله عنهم - جَلَسَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُعْرَفُ فِيهِ الْحُزْنُ قَالَتْ عَائِشَةُ: وَأَنَا أَطَّلِعُ مِنْ صَائِرِ الْبَابِ - تَعْنِي مِنْ شَقِّ الْبَابِ - فَأَتَاهُ رَجُلٌ فَقَالَ: أَىْ رَسُولَ اللَّهِ إِنَّ نِسَاءَ جَعْفَرٍ - قَالَ: وَذَكَرَ بُكَاءَهُنَّ -، فَأَمَرَهُ أَنْ يَنْهَاهُنَّ قَالَ: فَذَهَبَ الرَّجُلُ ثُمَّ أَتَى فَقَالَ: قَدْ نَهَيْتُهُنَّ. وَذَكَرَ أَنَّهُ لَمْ يُطِعْنَهُ قَالَ: فَأَمَرَ أَيْضًا فَذَهَبَ ثُمَّ أَتَى فَقَالَ: وَاللَّهِ لَقَدْ غَلَبْنَنَا. فَزَعَمَتْ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "فَاحْثُ فِي أَفْوَاهِهِنَّ مِنَ التُّرَابِ " قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقُلْتُ: أَرْغَمَ اللَّهُ أَنْفَكَ، فَوَاللَّهِ مَا أَنْتَ تَفْعَلُ، وَمَا تَرَكْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مِنَ الْعَنَاءِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4263