Amër ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Husajni, e këtij i ka rrëfyer Ebu Dhabjani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi te fisi huraka, të cilët në agim i sulmuam e i mundëm. Unë dhe një ensar iu vumë pas një burri të tyre, i cili, kur e zumë, tha: “La ilahe il-lallah.” Atëherë, ensariu u ndal, kurse unë e godita me shtizë dhe e vrava. Pasi u kthyem, Pejgamberi ﷺ u informua për këtë, andaj më tha: “O Usame, a e vrave pasi tha: “La ilahe il-lallah?” - Ai e tha këtë që të mbrohet, - i thashë. Por, Pejgamberi ﷺ aq shumë ma përsëriti këtë, saqë do të doja të mos e kisha pranuar Islamin para asaj dite.”
حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ: أَخْبَرَنَا حُصَيْنٌ: أَخْبَرَنَا أَبُو ظَبْيَانَ قَالَ: سَمِعْتُ أُسَامَةَ بْنَ زَيْدٍ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: بَعَثَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى الْحُرَقَةِ، فَصَبَّحْنَا الْقَوْمَ فَهَزَمْنَاهُمْ وَلَحِقْتُ أَنَا وَرَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ رَجُلاً مِنْهُمْ، فَلَمَّا غَشِينَاهُ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. فَكَفَّ الأَنْصَارِيُّ، فَطَعَنْتُهُ بِرُمْحِي حَتَّى قَتَلْتُهُ، فَلَمَّا قَدِمْنَا بَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "يَا أُسَامَةُ أَقَتَلْتَهُ بَعْدَ مَا قَالَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ؟" قُلْتُ: كَانَ مُتَعَوِّذًا. فَمَا زَالَ يُكَرِّرُهَا حَتَّى تَمَنَّيْتُ أَنِّي لَمْ أَكُنْ أَسْلَمْتُ قَبْلَ ذَلِكَ الْيَوْمِ.