Sahihu i Buhariut — Hadithi 4275

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e zhvilloi Betejën e Çlirimit (të Mekës) në Ramazan.” Ibn Shihabi ka thënë: “E kam dëgjuar ibn Musejebin të tregojë ngjashëm me këtë.” Ibn Shihabi po ashtu transmeton nga Ubejdullahu se Ibn Abasi ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ agjëroi derisa arriti në vendin Kedid, - burim mes Kudejdit dhe Usfanit (afër Mekës), - ku e ndërpreu agjërimin. Kështu veproi derisa përfundoi muaji.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ: أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ غَزَا غَزْوَةَ الْفَتْحِ فِي رَمَضَانَ. قَالَ: وَسَمِعْتُ ابْنَ الْمُسَيَّبِ يَقُولُ: مِثْلَ ذَلِكَ. وَعَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ أَخْبَرَهُ: أَنَّ ابْنَ عَبَّاسِ - رضى الله عنهما - قَالَ: صَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى إِذَا بَلَغَ الْكَدِيدَ - الْمَاءَ الَّذِي بَيْنَ قُدَيْدٍ وَعُسْفَانَ - أَفْطَرَ، فَلَمْ يَزَلْ مُفْطِرًا حَتَّى انْسَلَخَ الشَّهْرُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4275