Sahihu i Buhariut — Hadithi 4277

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ajash ibn Velidi më ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u nis për në Hunejn në muajin Ramazan. Nga njerëzit kishte të atillë që agjëronin, e të tjerë që nuk agjëronin (për shkak të udhëtimit). Kur hipi mbi kafshën e tij, kërkoi një enë me qumësht ose ujë, e mori në dorë e pastaj i shikoi njerëzit. Atëherë, ata që nuk agjëronin, u thanë agjëruesve: “Ndërpritni agjërimin!”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَيَّاشُ بْنُ الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الأَعْلَى: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ فِي رَمَضَانَ إِلَى حُنَيْنٍ، وَالنَّاسُ مُخْتَلِفُونَ فَصَائِمٌ وَمُفْطِرٌ، فَلَمَّا اسْتَوَى عَلَى رَاحِلَتِهِ دَعَا بِإِنَاءٍ مِنْ لَبَنٍ أَوْ مَاءٍ، فَوَضَعَهُ عَلَى رَاحَتِهِ - أَوْ عَلَى رَاحِلَتِهِ -، ثُمَّ نَظَرَ إِلَى النَّاسِ فَقَالَ الْمُفْطِرُونَ لِلصُّوَّامِ: أَفْطِرُوا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4277