{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/428",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/428",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 428",
  "text": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, u ndal në vendin Avali, respektivisht në vendin ku banonte fisi i Benu Amër ibn Aufit. Aty qëndroi katërmbëdhjetë net. Pastaj e thirri fisin benu nexhar, të cilët erdhën me shpata të ngjeshura për brezi. Më duket sikur sot po e shoh: “Pejgamberi ﷺ hipur në deve, ndërsa Ebu Bekri qëndronte pas tij (mbi deve), kurse paria e benu nexharëve ishin përreth tij, derisa (hynë) në oborrin e Ebu Ejubit, ku hoqi shalën e devesë (u ndal). Pejgamberit ﷺ i pëlqente të falej aty ku e zinte namazi. Në fillim (me të mbërritur në Medinë) falej në një torishtë të dhenve, por, më pas, urdhëroi të ndërtohej xhamia, kështu që i thirri parinë e benu nexharëve (pronarët e parcelës) dhe u tha: “O fisi benu nexhar, ma tregoni çmimin e kopshtit tuaj.” Ata i thanë: “Jo, për Allahun! Nuk kërkojmë shpërblimin e kësaj, përveçse tek Allahu.” Në atë kopsht ndodheshin varre të idhujtarëve, gërmadha dhe trupa hurmash. Pejgamberi ﷺ urdhëroi që varret e idhujtarëve të zhvarroseshin, gërmadhat të rrafshoheshin dhe pemët e hurmave të priteshin. Murin e përparmë të xhamisë e ndërtuan me trupa të hurmave, kurse ato anash me gurë. I bartnin gurët dhe recitonin poezi, ndërsa Pejgamberi ﷺ ishte me ta dhe thoshte: “O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi",
    "position": 8,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/8/namazi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 428",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ، عَنْ أَبِي التَّيَّاحِ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ الْمَدِينَةَ فَنَزَلَ أَعْلَى الْمَدِينَةِ، فِي حَىٍّ يُقَالُ لَهُمْ بَنُو عَمْرِو بْنِ عَوْفٍ. فَأَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ فِيهِمْ أَرْبَعَ عَشْرَةَ لَيْلَةً، ثُمَّ أَرْسَلَ إِلَى بَنِي النَّجَّارِ فَجَاءُوا مُتَقَلِّدِي السُّيُوفِ، كَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ عَلَى رَاحِلَتِهِ، وَأَبُو بَكْرٍ رِدْفُهُ، وَمَلأُ بَنِي النَّجَّارِ حَوْلَهُ، حَتَّى أَلْقَى بِفِنَاءِ أَبِي أَيُّوبَ، وَكَانَ يُحِبُّ أَنْ يُصَلِّيَ حَيْثُ أَدْرَكَتْهُ الصَّلاَةُ. وَيُصَلِّي فِي مَرَابِضِ الْغَنَمِ، وَأَنَّهُ أَمَرَ بِبِنَاءِ الْمَسْجِدِ، فَأَرْسَلَ إِلَى مَلإٍ مِنْ بَنِي النَّجَّارِ فَقَالَ: \"يَا بَنِي النَّجَّارِ! ثَامِنُونِي بِحَائِطِكُمْ هَذَا\". قَالُوا: لاَ وَاللَّهِ، لاَ نَطْلُبُ ثَمَنَهُ إِلاَّ إِلَى اللَّهِ. فَقَالَ أَنَسٌ: فَكَانَ فِيهِ مَا أَقُولُ لَكُمْ، قُبُورُ الْمُشْرِكِينَ، وَفِيهِ خَرِبٌ، وَفِيهِ نَخْلٌ، فَأَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ بِقُبُورِ الْمُشْرِكِينَ فَنُبِشَتْ، ثُمَّ بِالْخَرِبِ فَسُوِّيَتْ، وَبِالنَّخْلِ فَقُطِعَ، فَصَفُّوا النَّخْلَ قِبْلَةَ الْمَسْجِدِ، وَجَعَلُوا عِضَادَتَيْهِ الْحِجَارَةَ، وَجَعَلُوا يَنْقُلُونَ الصَّخْرَ، وَهُمْ يَرْتَجِزُونَ. وَالنَّبِيُّ ﷺ مَعَهُمْ وَهُوَ يَقُولُ: \"اللَّهُمَّ لاَ خَيْرَ إِلاَّ خَيْرُ الآخِرَهْ، فَاغْفِرْ لِلأَنْصَارِ وَالْمُهَاجِرَهْ.\"",
    "albanian": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, u ndal në vendin Avali, respektivisht në vendin ku banonte fisi i Benu Amër ibn Aufit. Aty qëndroi katërmbëdhjetë net. Pastaj e thirri fisin benu nexhar, të cilët erdhën me shpata të ngjeshura për brezi. Më duket sikur sot po e shoh: “Pejgamberi ﷺ hipur në deve, ndërsa Ebu Bekri qëndronte pas tij (mbi deve), kurse paria e benu nexharëve ishin përreth tij, derisa (hynë) në oborrin e Ebu Ejubit, ku hoqi shalën e devesë (u ndal). Pejgamberit ﷺ i pëlqente të falej aty ku e zinte namazi. Në fillim (me të mbërritur në Medinë) falej në një torishtë të dhenve, por, më pas, urdhëroi të ndërtohej xhamia, kështu që i thirri parinë e benu nexharëve (pronarët e parcelës) dhe u tha: “O fisi benu nexhar, ma tregoni çmimin e kopshtit tuaj.” Ata i thanë: “Jo, për Allahun! Nuk kërkojmë shpërblimin e kësaj, përveçse tek Allahu.” Në atë kopsht ndodheshin varre të idhujtarëve, gërmadha dhe trupa hurmash. Pejgamberi ﷺ urdhëroi që varret e idhujtarëve të zhvarroseshin, gërmadhat të rrafshoheshin dhe pemët e hurmave të priteshin. Murin e përparmë të xhamisë e ndërtuan me trupa të hurmave, kurse ato anash me gurë. I bartnin gurët dhe recitonin poezi, ndërsa Pejgamberi ﷺ ishte me ta dhe thoshte: “O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/428.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/428.json"
  }
}