{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4280",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4280",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4280",
  "text": "Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami se babai i tij Urve tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u nis drejt Mekës, vitin e Çlirimit, kurejshët morën vesh për këtë. Andaj, Ebu Sufjan ibn Harbi, Hakim ibn Hizami dhe Budejl ibn Verkai dolën që të marrin informacione për të Dërguarin e Allahut ﷺ. Ata vazhduan të ecin derisa arritën te vendi Merr Dhahran, ku panë zjarre të ndezura, sikur të ishin zjarret e Arafatit. Ebu Sufjani tha: - Ç'janë këto? Sikur të jenë zjarret e Arafatit. - Zjarret e fisit benu amër, - tha Budejl ibn Verkai. - Fisi amër janë më pak se këto (zjarre), - tha Ebu Sufjani. Rojat e të Dërguarit të Allahut ﷺ i panë ata, andaj i ndoqën dhe i kapën. Kështu, i sollën para të Dërguarit të Allahut ﷺ, ku Ebu Sufjani e pranoi Islamin. Pasi vazhduan rrugën, Pejgamberi ﷺ i tha Abasit: “Ndale Ebu Sufjanin te vendi Hatmu Hajl (një ngushticë) , që t'i shohë muslimanët.” Abasi e ndali Ebu Sufjanin dhe kështu fiset parakalonin së bashku me Pejgamberin ﷺ, çetë pas çete, pranë Ebu Sufjanit. Kur kaloi një çetë, ai pyeti: - O Abas, cilët janë këta? - Këta janë fisi gifar, - tha Abasi. - Çka kam unë me fisin gifar?! - tha Ebu Sufjani. Kur parakaloi fisi xhuhejne, ai parashtroi të njëjtën pyetje. Njëjtë edhe me fisin e Sad ibn Hudhejmit dhe me fisin sulejm. Kur parakaloi një çetë, që nuk kishte parë sikurse ajo, pyeti: - Po këta, cilët janë? - Këta janë ensarët, në krye me Sad ibn Ubaden, i cili po e mban flamurin, - tha Abasi. - O Ebu Sufjan, sot është dita e betejës së madhe. Sot edhe në Qabe lejohet (derdhja e gjakut), - iu drejtua Sad ibn Ubade. - O Abas, dita e shkatërrimit! - tha Ebu Sufjani. Pastaj kaloi një çetë, më e vogla ndër çeta. Aty ishte i Dërguari i Allahut ﷺ dhe shokët e tij. Flamurin e Pejgamberit ﷺ e kishte Zubejr ibn Avami. Kur kaloi i Dërguari i Allahut ﷺ tek Ebu Sufjani, ai tha: - E di çfarë më tha Sad ibn Ubade? - “Çfarë të tha?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Më tha kështu e ashtu. - “Sadi ka gabuar. Sot është dita kur Allahu do t'i japë madhështi Qabesë dhe sot ajo do të mbulohet”, - tha Pejgamberi ﷺ dhe urdhëroi që flamuri të vendoset në Haxhun (vend afër varrezave të Mekës). Urve ka thënë: “Më ka rrëfyer Nafi ibn Xhubejr ibn Mutëimi se e ka dëgjuar Abasin duke i thënë Zubejr ibn Avamit: “O Ebu Abdullah, i Dërguari i Allahut ﷺ të ka urdhëruar që flamurin ta vendosësh këtu.” Urve shton: “I Dërguari i Allahut ﷺ atë ditë e urdhëroi Halid ibn Velidin të hyjë nga ana e sipërme e Mekës prej Kedasë, kurse Pejgamberi ﷺ hyri prej Kudasë. Atë ditë kalorësit e Halid ibn Velidit vranë dy persona: Hubejsh ibn Esharin dhe Kurz ibn Xhabir Fihriun.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4280",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Urve ibn Zubejri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: لَمَّا سَارَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَامَ الْفَتْحِ فَبَلَغَ ذَلِكَ قُرَيْشًا، خَرَجَ أَبُو سُفْيَانَ بْنُ حَرْبٍ وَحَكِيمُ بْنُ حِزَامٍ وَبُدَيْلُ بْنُ وَرْقَاءَ يَلْتَمِسُونَ الْخَبَرَ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَقْبَلُوا يَسِيرُونَ حَتَّى أَتَوْا مَرَّ الظَّهْرَانِ، فَإِذَا هُمْ بِنِيرَانٍ كَأَنَّهَا نِيرَانُ عَرَفَةَ، فَقَالَ أَبُو سُفْيَانَ: مَا هَذِهِ؟ لَكَأَنَّهَا نِيرَانُ عَرَفَةَ. فَقَالَ بُدَيْلُ بْنُ وَرْقَاءَ: نِيرَانُ بَنِي عَمْرٍو. فَقَالَ أَبُو سُفْيَانَ: عَمْرٌو أَقَلُّ مِنْ ذَلِكَ. فَرَآهُمْ نَاسٌ مِنْ حَرَسِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَدْرَكُوهُمْ فَأَخَذُوهُمْ، فَأَتَوْا بِهِمْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأَسْلَمَ أَبُو سُفْيَانَ، فَلَمَّا سَارَ قَالَ لِلْعَبَّاسِ: \"احْبِسْ أَبَا سُفْيَانَ عِنْدَ حَطْمِ الْخَيْلِ حَتَّى يَنْظُرَ إِلَى الْمُسْلِمِينَ\". فَحَبَسَهُ الْعَبَّاسُ، فَجَعَلَتِ الْقَبَائِلُ تَمُرُّ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ تَمُرُّ كَتِيبَةً كَتِيبَةً عَلَى أَبِي سُفْيَانَ، فَمَرَّتْ كَتِيبَةٌ قَالَ: يَا عَبَّاسُ مَنْ هَذِهِ؟ فَقَالَ: هَذِهِ غِفَارُ. قَالَ: مَا لِي وَلِغِفَارَ؟ ثُمَّ مَرَّتْ جُهَيْنَةُ، قَالَ مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ مَرَّتْ سَعْدُ بْنُ هُذَيْمٍ، فَقَالَ مِثْلَ ذَلِكَ، وَمَرَّتْ سُلَيْمُ، فَقَالَ مِثْلَ ذَلِكَ، حَتَّى أَقْبَلَتْ كَتِيبَةٌ لَمْ يَرَ مِثْلَهَا، قَالَ: مَنْ هَذِهِ؟ قَالَ: هَؤُلاَءِ الأَنْصَارُ عَلَيْهِمْ سَعْدُ بْنُ عُبَادَةَ مَعَهُ الرَّايَةُ. فَقَالَ سَعْدُ بْنُ عُبَادَةَ: يَا أَبَا سُفْيَانَ! الْيَوْمُ يَوْمُ الْمَلْحَمَةِ، الْيَوْمَ تُسْتَحَلُّ الْكَعْبَةُ. فَقَالَ أَبُو سُفْيَانَ: يَا عَبَّاسُ حَبَّذَا يَوْمُ الذِّمَارِ. ثُمَّ جَاءَتْ كَتِيبَةٌ، - وَهِيَ أَقَلُّ الْكَتَائِبِ -، فِيهِمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَصْحَابُهُ، وَرَايَةُ النَّبِيِّ ﷺ مَعَ الزُّبَيْرِ بْنِ الْعَوَّامِ، فَلَمَّا مَرَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِأَبِي سُفْيَانَ. قَالَ: أَلَمْ تَعْلَمْ مَا قَالَ سَعْدُ بْنُ عُبَادَةَ؟ قَالَ: \"مَا قَالَ؟\" قَالَ: كَذَا وَكَذَا. فَقَالَ: \"كَذَبَ سَعْدٌ، وَلَكِنْ هَذَا يَوْمٌ يُعَظِّمُ اللَّهُ فِيهِ الْكَعْبَةَ، وَيَوْمٌ تُكْسَى فِيهِ الْكَعْبَةُ\". قَالَ: وَأَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ تُرْكَزَ رَايَتُهُ بِالْحَجُونِ. قَالَ عُرْوَةُ: وَأَخْبَرَنِي نَافِعُ بْنُ جُبَيْرِ بْنِ مُطْعِمٍ قَالَ: سَمِعْتُ الْعَبَّاسَ يَقُولُ لِلزُّبَيْرِ بْنِ الْعَوَّامِ: يَا أَبَا عَبْدِ اللَّهِ، هَا هُنَا أَمَرَكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ تَرْكُزَ الرَّايَةَ؟ قَالَ: وَأَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَوْمَئِذٍ خَالِدَ بْنَ الْوَلِيدِ أَنْ يَدْخُلَ مِنْ أَعْلَى مَكَّةَ مِنْ كَدَاءٍ، وَدَخَلَ النَّبِيُّ ﷺ مِنْ كُدَا، فَقُتِلَ مِنْ خَيْلِ خَالِدٍ يَوْمَئِذٍ رَجُلاَنِ: حُبَيْشُ بْنُ الأَشْعَرِ وَكُرْزُ بْنُ جَابِرٍ الْفِهْرِيُّ.",
    "albanian": "Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami se babai i tij Urve tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u nis drejt Mekës, vitin e Çlirimit, kurejshët morën vesh për këtë. Andaj, Ebu Sufjan ibn Harbi, Hakim ibn Hizami dhe Budejl ibn Verkai dolën që të marrin informacione për të Dërguarin e Allahut ﷺ. Ata vazhduan të ecin derisa arritën te vendi Merr Dhahran, ku panë zjarre të ndezura, sikur të ishin zjarret e Arafatit. Ebu Sufjani tha: - Ç'janë këto? Sikur të jenë zjarret e Arafatit. - Zjarret e fisit benu amër, - tha Budejl ibn Verkai. - Fisi amër janë më pak se këto (zjarre), - tha Ebu Sufjani. Rojat e të Dërguarit të Allahut ﷺ i panë ata, andaj i ndoqën dhe i kapën. Kështu, i sollën para të Dërguarit të Allahut ﷺ, ku Ebu Sufjani e pranoi Islamin. Pasi vazhduan rrugën, Pejgamberi ﷺ i tha Abasit: “Ndale Ebu Sufjanin te vendi Hatmu Hajl (një ngushticë) , që t'i shohë muslimanët.” Abasi e ndali Ebu Sufjanin dhe kështu fiset parakalonin së bashku me Pejgamberin ﷺ, çetë pas çete, pranë Ebu Sufjanit. Kur kaloi një çetë, ai pyeti: - O Abas, cilët janë këta? - Këta janë fisi gifar, - tha Abasi. - Çka kam unë me fisin gifar?! - tha Ebu Sufjani. Kur parakaloi fisi xhuhejne, ai parashtroi të njëjtën pyetje. Njëjtë edhe me fisin e Sad ibn Hudhejmit dhe me fisin sulejm. Kur parakaloi një çetë, që nuk kishte parë sikurse ajo, pyeti: - Po këta, cilët janë? - Këta janë ensarët, në krye me Sad ibn Ubaden, i cili po e mban flamurin, - tha Abasi. - O Ebu Sufjan, sot është dita e betejës së madhe. Sot edhe në Qabe lejohet (derdhja e gjakut), - iu drejtua Sad ibn Ubade. - O Abas, dita e shkatërrimit! - tha Ebu Sufjani. Pastaj kaloi një çetë, më e vogla ndër çeta. Aty ishte i Dërguari i Allahut ﷺ dhe shokët e tij. Flamurin e Pejgamberit ﷺ e kishte Zubejr ibn Avami. Kur kaloi i Dërguari i Allahut ﷺ tek Ebu Sufjani, ai tha: - E di çfarë më tha Sad ibn Ubade? - “Çfarë të tha?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Më tha kështu e ashtu. - “Sadi ka gabuar. Sot është dita kur Allahu do t'i japë madhështi Qabesë dhe sot ajo do të mbulohet”, - tha Pejgamberi ﷺ dhe urdhëroi që flamuri të vendoset në Haxhun (vend afër varrezave të Mekës). Urve ka thënë: “Më ka rrëfyer Nafi ibn Xhubejr ibn Mutëimi se e ka dëgjuar Abasin duke i thënë Zubejr ibn Avamit: “O Ebu Abdullah, i Dërguari i Allahut ﷺ të ka urdhëruar që flamurin ta vendosësh këtu.” Urve shton: “I Dërguari i Allahut ﷺ atë ditë e urdhëroi Halid ibn Velidin të hyjë nga ana e sipërme e Mekës prej Kedasë, kurse Pejgamberi ﷺ hyri prej Kudasë. Atë ditë kalorësit e Halid ibn Velidit vranë dy persona: Hubejsh ibn Esharin dhe Kurz ibn Xhabir Fihriun.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4280.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4280.json"
  }
}