Sahihu i Buhariut — Hadithi 4283

Betejat · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke vazhduar hadithin paraprak, transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari nuk trashëgon prej jobesimtarit e as jobesimtari nuk trashëgon prej besimtarit.” Dikush e pyeti Zuhriun: “Kush e ka trashëguar Ebu Talibin?” - E kanë trashëguar Akili dhe Talibi, - iu përgjigj Zuhriu. Mameri, kur transmeton nga Zuhriu fjalët: “... ku do të qëndrosh nesër?”, thotë se kjo ka ndodhur në haxh; ndërkaq, Junusi nuk ka thënë as se ka ndodhur në kohën e Çlirimit (të Mekës) e as në haxh.

Arabisht

ثُمَّ قَالَ: "لاَ يَرِثُ الْمُؤْمِنُ الْكَافِرَ، وَلاَ يَرِثُ الْكَافِرُ الْمُؤْمِنَ". قِيلَ لِلزُّهْرِيِّ: وَمَنْ وَرِثَ أَبَا طَالِبٍ؟ قَالَ: وَرِثَهُ عَقِيلٌ وَطَالِبٌ. قَالَ مَعْمَرٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَيْنَ تَنْزِلُ غَدًا؟. فِي حَجَّتِهِ، وَلَمْ يَقُلْ يُونُسُ: حَجَّتِهِ وَلاَ زَمَنَ الْفَتْحِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4283