Sahihu i Buhariut — Hadithi 4287

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë ditën e Çlirimit, përreth Qabesë gjendeshin diku treqind e gjashtëdhjetë puta. Ai i shtynte me një shkop, që e kishte në dorë, dhe thoshte: “E vërteta erdhi, kurse e pavërteta u shkatërrua, e vërteta erdhi, kurse e pavërteta është fshirë e nuk mund të shfaqet sërish.”

Arabisht

حَدَّثَنَا صَدَقَةُ بْنُ الْفَضْلِ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ، عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنْ أَبِي مَعْمَرٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: دَخَلَ النَّبِيُّ ﷺ مَكَّةَ يَوْمَ الْفَتْحِ وَحَوْلَ الْبَيْتِ سِتُّونَ وَثَلاَثُمِائَةِ نُصُبٍ، فَجَعَلَ يَطْعُنُهَا بِعُودٍ فِي يَدِهِ وَيَقُولُ: "جَاءَ الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ، جَاءَ الْحَقُّ، وَمَا يُبْدِئُ الْبَاطِلُ وَمَا يُعِيدُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4287