{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4294",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4294",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4294",
  "text": "Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omer ibn Hatabi më afronte (ndryshe nga të tjerët) me pjesëmarrësit e Bedrit. Dikush i tha: “Pse po e fut këtë djalosh me ne, kur edhe ne kemi djem sikurse ai?” Por, Omeri ia ktheu: “Ju e dini pse po e veçoj.” Një ditë i thirri ata dhe mua. Mendoj se, atë ditë, mua më thirri vetëm për t'ua bërë me dije atyre mençurinë time. Ata i pyeti: “Çfarë thoni për këtë ajet: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës). Dhe i sheh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe.” (Nasr, 1-2) - deri në fund të sures. Dikush tha: “Na urdhëroi që, kur të ndihmohemi dhe të çlirojmë ndonjë vend, ta falënderojmë Allahun dhe t'i kërkojmë falje.” Dikush tjetër tha: “Nuk e di”, ose nuk folën fare. Pastaj m'u drejtua mua: “O Ibn Abas, a edhe ti thua kështu?” - Jo, - i thashë. - Çfarë thua ti? - Është fjala për vdekjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, që Allahu i tregoi. “ Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi.” Pra, Çlirimi i Mekës, gjë që është shenjë e afrimit të vdekjes sate. “Atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve”, - iu përgjigja. - Kështu e di edhe unë, - tha Omeri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4294",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: كَانَ عُمَرُ يُدْخِلُنِي مَعَ أَشْيَاخِ بَدْرٍ، فَقَالَ بَعْضُهُمْ: لِمَ تُدْخِلُ هَذَا الْفَتَى مَعَنَا، وَلَنَا أَبْنَاءٌ مِثْلُهُ؟ فَقَالَ: إِنَّهُ مِمَّنْ قَدْ عَلِمْتُمْ. قَالَ فَدَعَاهُمْ ذَاتَ يَوْمٍ، وَدَعَانِي مَعَهُمْ قَالَ: وَمَا رُئِيتُهُ دَعَانِي يَوْمَئِذٍ إِلاَّ لِيُرِيَهُمْ مِنِّي فَقَالَ: مَا تَقُولُونَ: ﴿إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ * وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّـهِ أَفْوَاجًا ﴾ [النصر: ١-٢] حَتَّى خَتَمَ السُّورَةَ، فَقَالَ بَعْضُهُمْ: أُمِرْنَا أَنْ نَحْمَدَ اللَّهَ وَنَسْتَغْفِرَهُ، إِذَا نُصِرْنَا وَفُتِحَ عَلَيْنَا. وَقَالَ بَعْضُهُمْ: لاَ نَدْرِي. أَوْ لَمْ يَقُلْ بَعْضُهُمْ شَيْئًا. فَقَالَ لِي: يَا ابْنَ عَبَّاسٍ أَكَذَاكَ تَقُولُ؟ قُلْتُ: لاَ. قَالَ: فَمَا تَقُولُ؟ قُلْتُ: هُوَ أَجَلُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَعْلَمَهُ اللَّهُ لَهُ: ﴿إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ﴾ فَتْحُ مَكَّةَ، فَذَاكَ عَلاَمَةُ أَجَلِكَ ﴿فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا﴾ قَالَ عُمَرُ: مَا أَعْلَمُ مِنْهَا إِلاَّ مَا تَعْلَمُ.",
    "albanian": "Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omer ibn Hatabi më afronte (ndryshe nga të tjerët) me pjesëmarrësit e Bedrit. Dikush i tha: “Pse po e fut këtë djalosh me ne, kur edhe ne kemi djem sikurse ai?” Por, Omeri ia ktheu: “Ju e dini pse po e veçoj.” Një ditë i thirri ata dhe mua. Mendoj se, atë ditë, mua më thirri vetëm për t'ua bërë me dije atyre mençurinë time. Ata i pyeti: “Çfarë thoni për këtë ajet: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës). Dhe i sheh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe.” (Nasr, 1-2) - deri në fund të sures. Dikush tha: “Na urdhëroi që, kur të ndihmohemi dhe të çlirojmë ndonjë vend, ta falënderojmë Allahun dhe t'i kërkojmë falje.” Dikush tjetër tha: “Nuk e di”, ose nuk folën fare. Pastaj m'u drejtua mua: “O Ibn Abas, a edhe ti thua kështu?” - Jo, - i thashë. - Çfarë thua ti? - Është fjala për vdekjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, që Allahu i tregoi. “ Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi.” Pra, Çlirimi i Mekës, gjë që është shenjë e afrimit të vdekjes sate. “Atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve”, - iu përgjigja. - Kështu e di edhe unë, - tha Omeri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4294.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4294.json"
  }
}