{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4295",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4295",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4295",
  "text": "Seid ibn Shurahbili na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Makburi se Ebu Shurejh Adeviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i kishte thënë Amër ibn Seidit, i cili po i dërgonte forcat ushtarake për në Mekë: “Më lejo, o prijës, të t'i them ca fjalë, të cilat i Dërguari i Allahut ﷺ i pati thënë një ditë pas Çlirimit të Mekës, fjalë këto të cilat i kam dëgjuar me veshët e mi, i kam ruajtur në zemrën time dhe e kam parë me sytë e mi kur i ka thënë. Fillimisht, e pati falënderuar dhe lavdëruar Allahun, pastaj pati thënë: “Mekën e ka shenjtëruar Allahu, e jo njerëzit. Andaj, nuk i lejohet askujt, që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit, të derdhë gjak në të e as t'i presë ose t'i shkulë pemët e saj. Nëse dikush arsyetohet me luftën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në të, thoni: “Allahu ia ka lejuar vetëm të Dërguarit të Vet ﷺ, e jo juve.” Mua më është lejuar lufta brenda saj vetëm në një pjesë të ditës, ndërsa sot sërish i është kthyer shenjtëria (ndalesa) , siç ka qenë dje. Andaj, të pranishmit le t'i lajmërojnë ata që mungojnë.” Dikush e pyeti Ebu Shurejhun: “Çka të tha Amri?” Tha: “Unë e di më mirë se ti këtë çështje, o Ebu Shurejh. Haremi (Meka) nuk e mbron mëkatarin, gjakatarin e hajdutin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4295",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Shurejh Adeviu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ شُرَحْبِيلَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنِ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي شُرَيْحٍ الْعَدَوِيِّ: أَنَّهُ قَالَ لِعَمْرِو بْنِ سَعِيدٍ وَهُوَ يَبْعَثُ الْبُعُوثَ إِلَى مَكَّةَ: ائْذَنْ لِي أَيُّهَا الأَمِيرُ أُحَدِّثْكَ قَوْلاً قَامَ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْغَدَ يَوْمَ الْفَتْحِ، سَمِعَتْهُ أُذُنَاىَ وَوَعَاهُ قَلْبِي، وَأَبْصَرَتْهُ عَيْنَاىَ، حِينَ تَكَلَّمَ بِهِ: إنَّهُ حَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: \"إِنَّ مَكَّةَ حَرَّمَهَا اللَّهُ وَلَمْ يُحَرِّمْهَا النَّاسُ، لاَ يَحِلُّ لاِمْرِئٍ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ أَنْ يَسْفِكَ بِهَا دَمًا، وَلاَ يَعْضِدَ بِهَا شَجَرًا، فَإِنْ أَحَدٌ تَرَخَّصَ لِقِتَالِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِيهَا فَقُولُوا لَهُ: إِنَّ اللَّهَ أَذِنَ لِرَسُولِهِ، وَلَمْ يَأْذَنْ لَكُمْ. وَإِنَّمَا أَذِنَ لِي فِيهَا سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ، وَقَدْ عَادَتْ حُرْمَتُهَا الْيَوْمَ كَحُرْمَتِهَا بِالأَمْسِ، وَلْيُبَلِّغِ الشَّاهِدُ الْغَائِبَ\". فَقِيلَ لأَبِي شُرَيْحٍ: مَاذَا قَالَ لَكَ عَمْرٌو؟ قَالَ: قَالَ: أَنَا أَعْلَمُ بِذَلِكَ مِنْكَ يَا أَبَا شُرَيْحٍ، إِنَّ الْحَرَمَ لاَ يُعِيذُ عَاصِيًا، وَلاَ فَارًّا بِدَمٍ، وَلاَ فَارًّا بِخَرْبَةٍ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللهَ: الْخَرْبَةُ: الْبَلِيَّةُ.",
    "albanian": "Seid ibn Shurahbili na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Makburi se Ebu Shurejh Adeviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i kishte thënë Amër ibn Seidit, i cili po i dërgonte forcat ushtarake për në Mekë: “Më lejo, o prijës, të t'i them ca fjalë, të cilat i Dërguari i Allahut ﷺ i pati thënë një ditë pas Çlirimit të Mekës, fjalë këto të cilat i kam dëgjuar me veshët e mi, i kam ruajtur në zemrën time dhe e kam parë me sytë e mi kur i ka thënë. Fillimisht, e pati falënderuar dhe lavdëruar Allahun, pastaj pati thënë: “Mekën e ka shenjtëruar Allahu, e jo njerëzit. Andaj, nuk i lejohet askujt, që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit, të derdhë gjak në të e as t'i presë ose t'i shkulë pemët e saj. Nëse dikush arsyetohet me luftën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në të, thoni: “Allahu ia ka lejuar vetëm të Dërguarit të Vet ﷺ, e jo juve.” Mua më është lejuar lufta brenda saj vetëm në një pjesë të ditës, ndërsa sot sërish i është kthyer shenjtëria (ndalesa) , siç ka qenë dje. Andaj, të pranishmit le t'i lajmërojnë ata që mungojnë.” Dikush e pyeti Ebu Shurejhun: “Çka të tha Amri?” Tha: “Unë e di më mirë se ti këtë çështje, o Ebu Shurejh. Haremi (Meka) nuk e mbron mëkatarin, gjakatarin e hajdutin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4295.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4295.json"
  }
}