{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4303",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4303",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4303",
  "text": "Abdullah ibn Mesleme më ka treguar nga Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Aishja, e kjo nga Pejgamberi ﷺ. Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Junusi nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Utbe ibn Ebu Vekasi e porositi vëllanë e vet, Sadin, duke i thënë: “Djali i robëreshës së Zemës është imi, andaj ta marrësh.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ arriti në Mekë, në vitin e Çlirimit, Sad ibn Ebu Vekasi e mori të birin e robëreshës së Zemës dhe shkoi me të tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Së bashku me të shkoi edhe Abd ibn Zema. Sad ibn Ebu Vekasi tha: “Ky është djali i vëllait tim, i cili më ka thënë se ai është djali i tij.” Abd ibn Zema tha: “O i Dërguari i Allahut, ky është vëllai im! Është djali i Zemës. Ka lindur në shtratin e tij.” I Dërguari i Allahut e shikoi të birin e robëreshës së Zemës dhe vërejti se më së shumti i ngjante Utbe ibn Ebu Vekasit, e në atë rast tha: “Ky të takon ty. Është vëllai yt, o Abd ibn Zema.” Kjo, se ai kishte lindur në shtratin e babait të tij. Pastaj, i Dërguari i Allahut tha: “Mbulohu prej tij, oj Sevdë.” Kjo, se pa ngjashmëri mes tij dhe Utbe ibn Ebu Vekasit. Ibn Shihabi ka thënë: “Aishja transmeton nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë: “Fëmija i takon shtratit legjitim, kurse zinaqarit nuk i përket asgjë.” Ibn Shihabi gjithashtu ka thënë: “Ebu Hurejra e përhapte këtë fjalë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4303",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ. وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يُونُسُ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّ عَائِشَةَ قَالَتْ: كَانَ عُتْبَةُ بْنُ أَبِي وَقَّاصٍ عَهِدَ إِلَى أَخِيهِ سَعْدٍ أَنْ يَقْبِضَ ابْنَ وَلِيدَةِ زَمْعَةَ، وَقَالَ عُتْبَةُ: إِنَّهُ ابْنِي. فَلَمَّا قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَكَّةَ فِي الْفَتْحِ أَخَذَ سَعْدُ بْنُ أَبِي وَقَّاصٍ ابْنَ وَلِيدَةِ زَمْعَةَ، فَأَقْبَلَ بِهِ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَأَقْبَلَ مَعَهُ عَبْدُ بْنُ زَمْعَةَ، فَقَالَ سَعْدُ بْنُ أَبِي وَقَّاصٍ: هَذَا ابْنُ أَخِي، عَهِدَ إِلَىَّ أَنَّهُ ابْنُهُ. قَالَ عَبْدُ بْنُ زَمْعَةَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَذَا أَخِي، هَذَا ابْنُ زَمْعَةَ، وُلِدَ عَلَى فِرَاشِهِ. فَنَظَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى ابْنِ وَلِيدَةِ زَمْعَةَ، فَإِذَا أَشْبَهُ النَّاسِ بِعُتْبَةَ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"هُوَ لَكَ، هُوَ أَخُوكَ يَا عَبْدُ بْنَ زَمْعَةَ\". مِنْ أَجْلِ أَنَّهُ وُلِدَ عَلَى فِرَاشِهِ. وَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"احْتَجِبِي مِنْهُ يَا سَوْدَةُ\". لِمَا رَأَى مِنْ شَبَهِ عُتْبَةَ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ. قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: قَالَتْ عَائِشَةُ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"الْوَلَدُ لِلْفِرَاشِ وَلِلْعَاهِرِ الْحَجَرُ\". وَقَالَ ابْنُ شِهَابٍ:​​​​​​​ وَكَانَ أَبُو هُرَيْرَةَ يَصِيحُ بِذَلِكَ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Mesleme më ka treguar nga Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Aishja, e kjo nga Pejgamberi ﷺ. Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Junusi nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Utbe ibn Ebu Vekasi e porositi vëllanë e vet, Sadin, duke i thënë: “Djali i robëreshës së Zemës është imi, andaj ta marrësh.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ arriti në Mekë, në vitin e Çlirimit, Sad ibn Ebu Vekasi e mori të birin e robëreshës së Zemës dhe shkoi me të tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Së bashku me të shkoi edhe Abd ibn Zema. Sad ibn Ebu Vekasi tha: “Ky është djali i vëllait tim, i cili më ka thënë se ai është djali i tij.” Abd ibn Zema tha: “O i Dërguari i Allahut, ky është vëllai im! Është djali i Zemës. Ka lindur në shtratin e tij.” I Dërguari i Allahut e shikoi të birin e robëreshës së Zemës dhe vërejti se më së shumti i ngjante Utbe ibn Ebu Vekasit, e në atë rast tha: “Ky të takon ty. Është vëllai yt, o Abd ibn Zema.” Kjo, se ai kishte lindur në shtratin e babait të tij. Pastaj, i Dërguari i Allahut tha: “Mbulohu prej tij, oj Sevdë.” Kjo, se pa ngjashmëri mes tij dhe Utbe ibn Ebu Vekasit. Ibn Shihabi ka thënë: “Aishja transmeton nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë: “Fëmija i takon shtratit legjitim, kurse zinaqarit nuk i përket asgjë.” Ibn Shihabi gjithashtu ka thënë: “Ebu Hurejra e përhapte këtë fjalë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4303.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4303.json"
  }
}