Sahihu i Buhariut — Hadithi 4312

Betejat · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Is'hak ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamzai, e këtij i ka treguar Evzaiu se Ata ibn Ebu Rebahu tregon: “Unë dhe Ubejd ibn Umejri e vizituam Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ai e pyeti për hixhretin.” Ajo tha: “Tashmë nuk ka hixhret. Besimtari ikte tek Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ për ta ruajtur fenë, nga frika se do të sprovohej. Ndërkaq, sot, Allahu e ka forcuar Islamin dhe besimtari e adhuron Allahun kudo, prandaj tash ka xhihad dhe nijet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ يَزِيدَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ حَمْزَةَ: حَدَّثَنِي الأَوْزَاعِيُّ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ أَبِي رَبَاحٍ قَالَ: زُرْتُ عَائِشَةَ مَعَ عُبَيْدِ بْنِ عُمَيْرٍ فَسَأَلَهَا عَنِ الْهِجْرَةِ، فَقَالَتْ: لاَ هِجْرَةَ الْيَوْمَ، كَانَ الْمُؤْمِنُ يَفِرُّ أَحَدُهُمْ بِدِينِهِ إِلَى اللَّهِ وَإِلَى رَسُولِهِ ﷺ مَخَافَةَ أَنْ يُفْتَنَ عَلَيْهِ، فَأَمَّا الْيَوْمَ فَقَدْ أَظْهَرَ اللَّهُ الإِسْلاَمَ، فَالْمُؤْمِنُ يَعْبُدُ رَبَّهُ حَيْثُ شَاءَ، وَلَكِنْ جِهَادٌ وَنِيَّةٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4312