{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4318",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4318",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4318",
  "text": "4318, 4319 - Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi. [t]: Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga Muhamed ibn Shihabi se Urve tregon: “Mervani dhe Misver ibn Mahremi kanë thënë: Kur delegatët e fisit hevazin, të konvertuar në Islam, vajtën tek i Dërguari i Allahut ﷺ që të kërkonin kthimin e pasurive dhe robërve të luftës, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Ju po shihni kë kam me vete. Unë i dua fjalët e sinqerta, andaj zgjidhni njërën prej këtyre të dyjave: ose pasurinë, ose robërit e luftës. Unë kam pritur se do të vini për ta.” I Dërguari i Allahut ﷺ i kishte pritur mbi dhjetë ditë pasi ishte larguar nga Taifi. Kur ata kuptuan se Pejgamberi ﷺ do t'ua kthejë vetëm njërën prej këtyre dy gjërave, thanë: “E po, po i zgjedhim familjarët tanë të zënë robër.” I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit në mesin e muslimanëve, e lavdëroi Allahun, ashtu siç i takon Atij, dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj kanë ardhur të penduar dhe unë mendoj t'ua kthej familjarët e tyre të zënë robër lufte. Andaj, kush dëshiron që vullnetarisht t'ua kthejë, le ta bëjë, e, kush dëshiron t'i mbajë derisa ta paguajmë prej plaçkës së parë që Allahu do të na dhurojë, le të presë.” - O i Dërguari i Allahut, po ua kthejmë vullnetarisht, - thanë njerëzit. - “Ne nuk dimë kush po i jep vullnetarisht e kush jo, andaj kthehuni te prijësit tuaj (të flisni me ta) , që ata të na tregojnë për secilin prej jush” , - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Njerëzit u kthyen dhe biseduan me përfaqësuesit e tyre, të cilët shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan se të gjithë po i kthejnë vullnetarisht (robërit e luftës).” Urve shton: “Kaq më ka arritur rreth robërve të hevazinit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4318",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ [قَالَ]: حَدَّثَنِي لَيْثٌ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَخِي ابْنِ شِهَابٍ: قَالَ مُحَمَّدُ بْنُ شِهَابٍ: وَزَعَمَ عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ أَنَّ مَرْوَانَ، وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ أَخْبَرَاهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَامَ حِينَ جَاءَهُ وَفْدُ هَوَازِنَ مُسْلِمِينَ، فَسَأَلُوهُ أَنْ يَرُدَّ إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ وَسَبْيَهُمْ، فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"مَعِي مَنْ تَرَوْنَ، وَأَحَبُّ الْحَدِيثِ إِلَىَّ أَصْدَقُهُ، فَاخْتَارُوا إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ: إِمَّا السَّبْىَ، وَإِمَّا الْمَالَ، وَقَدْ كُنْتُ اسْتَأْنَيْتُ بِكُمْ\". وَكَانَ أَنْظَرَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِضْعَ عَشْرَةَ لَيْلَةً، حِينَ قَفَلَ مِنَ الطَّائِفِ، فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ غَيْرُ رَادٍّ إِلَيْهِمْ إِلاَّ إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ قَالُوا: فَإِنَّا نَخْتَارُ سَبْيَنَا. فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي الْمُسْلِمِينَ، فَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ ثُمَّ قَالَ: \"أَمَّا بَعْدُ، فَإِنَّ إِخْوَانَكُمْ قَدْ جَاءُونَا تَائِبِينَ، وَإِنِّي قَدْ رَأَيْتُ أَنْ أَرُدَّ إِلَيْهِمْ سَبْيَهُمْ، فَمَنْ أَحَبَّ مِنْكُمْ أَنْ يُطَيِّبَ ذَلِكَ فَلْيَفْعَلْ، وَمَنْ أَحَبَّ مِنْكُمْ أَنْ يَكُونَ عَلَى حَظِّهِ، حَتَّى نُعْطِيَهُ إِيَّاهُ مِنْ أَوَّلِ مَا يُفِيءُ اللَّهُ عَلَيْنَا، فَلْيَفْعَلْ\". فَقَالَ النَّاسُ: قَدْ طَيَّبْنَا ذَلِكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنَّا لاَ نَدْرِي مَنْ أَذِنَ مِنْكُمْ فِي ذَلِكَ مِمَّنْ لَمْ يَأْذَنْ فَارْجِعُوا حَتَّى يَرْفَعَ إِلَيْنَا عُرَفَاؤُكُمْ أَمْرَكُمْ\". فَرَجَعَ النَّاسُ فَكَلَّمَهُمْ عُرَفَاؤُهُمْ ثُمَّ رَجَعُوا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرُوهُ أَنَّهُمْ قَدْ طَيَّبُوا وَأَذِنُوا. هَذَا الَّذِي بَلَغَنِي عَنْ سَبْىِ هَوَازِنَ.",
    "albanian": "4318, 4319 - Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi. [t]: Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga Muhamed ibn Shihabi se Urve tregon: “Mervani dhe Misver ibn Mahremi kanë thënë: Kur delegatët e fisit hevazin, të konvertuar në Islam, vajtën tek i Dërguari i Allahut ﷺ që të kërkonin kthimin e pasurive dhe robërve të luftës, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Ju po shihni kë kam me vete. Unë i dua fjalët e sinqerta, andaj zgjidhni njërën prej këtyre të dyjave: ose pasurinë, ose robërit e luftës. Unë kam pritur se do të vini për ta.” I Dërguari i Allahut ﷺ i kishte pritur mbi dhjetë ditë pasi ishte larguar nga Taifi. Kur ata kuptuan se Pejgamberi ﷺ do t'ua kthejë vetëm njërën prej këtyre dy gjërave, thanë: “E po, po i zgjedhim familjarët tanë të zënë robër.” I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit në mesin e muslimanëve, e lavdëroi Allahun, ashtu siç i takon Atij, dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj kanë ardhur të penduar dhe unë mendoj t'ua kthej familjarët e tyre të zënë robër lufte. Andaj, kush dëshiron që vullnetarisht t'ua kthejë, le ta bëjë, e, kush dëshiron t'i mbajë derisa ta paguajmë prej plaçkës së parë që Allahu do të na dhurojë, le të presë.” - O i Dërguari i Allahut, po ua kthejmë vullnetarisht, - thanë njerëzit. - “Ne nuk dimë kush po i jep vullnetarisht e kush jo, andaj kthehuni te prijësit tuaj (të flisni me ta) , që ata të na tregojnë për secilin prej jush” , - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Njerëzit u kthyen dhe biseduan me përfaqësuesit e tyre, të cilët shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan se të gjithë po i kthejnë vullnetarisht (robërit e luftës).” Urve shton: “Kaq më ka arritur rreth robërve të hevazinit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4318.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4318.json"
  }
}