{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4321",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4321",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4321",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Omer ibn Kethir ibn Eflahu, e ky nga Ebu Muhamedi, i çrobëruari i Ebu Katades, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Vitin e Betejës së Hunejnit u nisëm me Pejgamberin ﷺ dhe, kur u ballafaquam me armikun, muslimanët pësuan një thyerje. Pashë një idhujtar se i kishte hipur sipër një muslimani, andaj e godita nga mbrapa me shpatë në qafë, saqë ia preva parzmoren. Ai u kthye nga unë, më mbërtheu aq fort, saqë e nuhata erën e vdekjes. Por, e kaploi vdekja dhe më lëshoi. Unë iu bashkëngjita Omerit dhe i thashë: “Çfarë po ndodh me njerëzit (ushtarët)?!” Ai më tha: “Caktimi i Allahut.” Pasi ushtria u kthye, Pejgamberi ﷺ u ul dhe tha: “Atij që ka vrarë ndonjë armik dhe ka dëshmi për këtë, i takon preja e të vrarit (mjetet e luftës) .” Unë thashë: “Kush dëshmon për mua?” Pastaj u ula. Pejgamberi ﷺ tha sërish të njëjtën gjë. Unë prapë u ngrita dhe thashë: “Kush dëshmon për mua?” Pastaj u ula. Pejgamberi ﷺ tha sërish të njëjtën gjë. Unë u ngrita, por Pejgamberi ﷺ ma priti duke thënë: “Çfarë ke, o Ebu Katade?” - andaj ia tregova ndodhinë. Një burrë tha: “Ashtu është, o i Dërguari i Allahut, ndërsa prenë e armikut të tij e kam unë, por kompensoja atij me diçka, e kjo të më mbetet mua .” Ebu Bekër Sidiku tha: “Jo, për Allahun! Atëherë, po i bie që Pejgamberi ﷺ të ta japë ty plaçkën e njërit prej luanëve të Allahut, i cili lufton për Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.” Pejgamberi ﷺ tha: “Të vërtetën e ka thënë, jepja atij (Ebu Katades) !” - dhe ma dha prenë. Parzmoren e shita dhe bleva një kopsht hurmash në fisin benu selime. Kjo ishte pasuria e parë që e fitova si musliman.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4321",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Katade Sulemiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ عُمَرَ بْنِ كَثِيرِ بْنِ أَفْلَحَ، عَنْ أَبِي مُحَمَّدٍ، مَوْلَى أَبِي قَتَادَةَ عَنْ أَبِي قَتَادَةَ قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ عَامَ حُنَيْنٍ، فَلَمَّا الْتَقَيْنَا كَانَتْ لِلْمُسْلِمِينَ جَوْلَةٌ، فَرَأَيْتُ رَجُلاً مِنَ الْمُشْرِكِينَ، قَدْ عَلاَ رَجُلاً مِنَ الْمُسْلِمِينَ، فَضَرَبْتُهُ مِنْ وَرَائِهِ عَلَى حَبْلِ عَاتِقِهِ بِالسَّيْفِ، فَقَطَعْتُ الدِّرْعَ، وَأَقْبَلَ عَلَىَّ فَضَمَّنِي ضَمَّةً وَجَدْتُ مِنْهَا رِيحَ الْمَوْتِ، ثُمَّ أَدْرَكَهُ الْمَوْتُ فَأَرْسَلَنِي، فَلَحِقْتُ عُمَرَ فَقُلْتُ: مَا بَالُ النَّاسِ؟ قَالَ: أَمْرُ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ. ثُمَّ رَجَعُوا وَجَلَسَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: \"مَنْ قَتَلَ قَتِيلاً لَهُ عَلَيْهِ بَيِّنَةٌ فَلَهُ سَلَبُهُ\". فَقُلْتُ: مَنْ يَشْهَدُ لِي؟ ثُمَّ جَلَسْتُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ مِثْلَهُ. فَقُمْتُ فَقُلْتُ: مَنْ يَشْهَدُ لِي؟ ثُمَّ جَلَسْتُ. قَالَ: ثُمَّ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ مِثْلَهُ. فَقُمْتُ فَقَالَ: \"مَالَكَ يَا أَبَا قَتَادَةَ؟\". فَأَخْبَرْتُهُ. فَقَالَ رَجُلٌ: صَدَقَ وَسَلَبُهُ عِنْدِي، فَأَرْضِهِ مِنِّي. فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: لاَهَا اللَّهِ، إِذًا لاَ يَعْمِدُ إِلَى أَسَدٍ مِنْ أُسْدِ اللَّهِ يُقَاتِلُ عَنِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ ﷺ فَيُعْطِيَكَ سَلَبَهُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"صَدَقَ فَأَعْطِهِ\". فَأَعْطَانِيهِ فَابْتَعْتُ بِهِ مَخْرَفًا فِي بَنِي سَلِمَةَ، فَإِنَّهُ لأَوَّلُ مَالٍ تَأَثَّلْتُهُ فِي الإِسْلاَمِ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Omer ibn Kethir ibn Eflahu, e ky nga Ebu Muhamedi, i çrobëruari i Ebu Katades, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Vitin e Betejës së Hunejnit u nisëm me Pejgamberin ﷺ dhe, kur u ballafaquam me armikun, muslimanët pësuan një thyerje. Pashë një idhujtar se i kishte hipur sipër një muslimani, andaj e godita nga mbrapa me shpatë në qafë, saqë ia preva parzmoren. Ai u kthye nga unë, më mbërtheu aq fort, saqë e nuhata erën e vdekjes. Por, e kaploi vdekja dhe më lëshoi. Unë iu bashkëngjita Omerit dhe i thashë: “Çfarë po ndodh me njerëzit (ushtarët)?!” Ai më tha: “Caktimi i Allahut.” Pasi ushtria u kthye, Pejgamberi ﷺ u ul dhe tha: “Atij që ka vrarë ndonjë armik dhe ka dëshmi për këtë, i takon preja e të vrarit (mjetet e luftës) .” Unë thashë: “Kush dëshmon për mua?” Pastaj u ula. Pejgamberi ﷺ tha sërish të njëjtën gjë. Unë prapë u ngrita dhe thashë: “Kush dëshmon për mua?” Pastaj u ula. Pejgamberi ﷺ tha sërish të njëjtën gjë. Unë u ngrita, por Pejgamberi ﷺ ma priti duke thënë: “Çfarë ke, o Ebu Katade?” - andaj ia tregova ndodhinë. Një burrë tha: “Ashtu është, o i Dërguari i Allahut, ndërsa prenë e armikut të tij e kam unë, por kompensoja atij me diçka, e kjo të më mbetet mua .” Ebu Bekër Sidiku tha: “Jo, për Allahun! Atëherë, po i bie që Pejgamberi ﷺ të ta japë ty plaçkën e njërit prej luanëve të Allahut, i cili lufton për Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.” Pejgamberi ﷺ tha: “Të vërtetën e ka thënë, jepja atij (Ebu Katades) !” - dhe ma dha prenë. Parzmoren e shita dhe bleva një kopsht hurmash në fisin benu selime. Kjo ishte pasuria e parë që e fitova si musliman.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4321.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4321.json"
  }
}