Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Omer ibn Kethir ibn Eflahu, e ky nga Ebu Muhamedi, i çrobëruari i Ebu Katades, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hunejnit pashë një burrë musliman duke luftuar me një burrë idhujtar, ndërsa një idhujtar tjetër shkonte fshehurazi nga mbrapa për ta vrarë muslimanin. Unë nxitova nga ai që shkonte fshehurazi, i cili e ngriti dorën për të më goditur, por unë shpejtova dhe ia godita dorën e tij e ia këputa. Ai më kapi dhe më mbërtheu aq fort, saqë u frikësova se do të vdisja, por pastaj më lëshoi. Unë e shtyva tutje dhe e vrava. Kur muslimanët u shpartalluan, edhe unë u shpartallova me ta. Aty pashë Omer ibn Hatabin, në mes të njerëzve, të cilit i thashë: “Çfarë po ndodh me njerëzit (ushtarët)?!” Ai më tha: “Caktimi i Allahut.” Pastaj njerëzit u kthyen tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili tha: “Atij që ka dëshmi se ka vrarë ndonjë armik, i takon preja e të vrarit (mjetet e luftës) .” Unë u ngrita për të kërkuar dëshmi për të vrarin tim, por nuk gjeta askënd që të dëshmojë për mua, andaj u ula. Pastaj m'u kujtua dhe ia përmenda çështjen e tij të Dërguarit të Allahut ﷺ. Një njeri, që ishte ulur me të, tha: “Armët e atij të vrari, që po e përmend ky, janë tek unë, por kompensoja atij me diçka, e këto të më mbeten mua !” Ebu Bekri tha: “Jo, për Allahun! Nuk i jepet të dobëtit të kurejshëve, duke lënë një prej luanëve të Allahut, i cili lufton për Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.” I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe m'i dha mua ato, pasuri me të cilën bleva një kopsht. Kjo ishte pasuria e parë që e fitova si musliman.”
وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ، عَنْ عُمَرَ بْنِ كَثِيرِ بْنِ أَفْلَحَ، عَنْ أَبِي مُحَمَّدٍ، مَوْلَى أَبِي قَتَادَةَ أَنَّ أَبَا قَتَادَةَ قَالَ: لَمَّا كَانَ يَوْمُ حُنَيْنٍ نَظَرْتُ إِلَى رَجُلٍ مِنَ الْمُسْلِمِينَ يُقَاتِلُ رَجُلاً مِنَ الْمُشْرِكِينَ، وَآخَرُ مِنَ الْمُشْرِكِينَ يَخْتِلُهُ مِنْ وَرَائِهِ لِيَقْتُلَهُ، فَأَسْرَعْتُ إِلَى الَّذِي يَخْتِلُهُ فَرَفَعَ يَدَهُ لِيَضْرِبَنِي، وَأَضْرِبُ يَدَهُ، فَقَطَعْتُهَا، ثُمَّ أَخَذَنِي، فَضَمَّنِي ضَمًّا شَدِيدًا حَتَّى تَخَوَّفْتُ، ثُمَّ تَرَكَ فَتَحَلَّلَ، وَدَفَعْتُهُ ثُمَّ قَتَلْتُهُ، وَانْهَزَمَ الْمُسْلِمُونَ، وَانْهَزَمْتُ مَعَهُمْ، فَإِذَا بِعُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ فِي النَّاسِ، فَقُلْتُ لَهُ: مَا شَأْنُ النَّاسِ؟ قَالَ: أَمْرُ اللَّهِ، ثُمَّ تَرَاجَعَ النَّاسُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ أَقَامَ بَيِّنَةً عَلَى قَتِيلٍ قَتَلَهُ فَلَهُ سَلَبُهُ". فَقُمْتُ لِأَلْتَمِسَ بَيِّنَةً عَلَى قَتِيلِي، فَلَمْ أَرَ أَحَدًا يَشْهَدُ لِي فَجَلَسْتُ. ثُمَّ بَدَا لِي، فَذَكَرْتُ أَمْرَهُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ رَجُلٌ مِنْ جُلَسَائِهِ:: سِلاَحُ هَذَا الْقَتِيلِ الَّذِي يَذْكُرُ عِنْدِي فَأَرْضِهِ مِنْهُ. فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ كَلاَّ لاَ يُعْطِهِ أُصَيْبِغَ مِنْ قُرَيْشٍ، وَيَدَعَ أَسَدًا مِنْ أُسْدِ اللَّهِ يُقَاتِلُ عَنِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ ﷺ قَالَ: فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَدَّاهُ إِلَىَّ، فَاشْتَرَيْتُ مِنْهُ خِرَافًا فَكَانَ أَوَّلَ مَالٍ تَأَثَّلْتُهُ فِي الإِسْلاَمِ.