Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Abasi, poeti i verbër, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e rrethoi Taifin dhe nuk arriti t'i mposhtë, tha: “Do të largohemi, në dashtë Allahu.” Sahabëve u erdhi rëndë, andaj thanë: “Të kthehemi pa e çliruar?!” Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Sulmoni në mëngjes, pra!” Kështu, ata i sulmuan në mëngjes, por vetëm u plagosën. Në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Do të largohemi nesër, në dashtë Allahu.” Kjo u pëlqeu sahabëve, gjë që e bëri Pejgamberin ﷺ të qeshë. Në një transmetim Sufjan ibn Ujejne ka thënë: “... të buzëqeshë.” Transmetuesi ka thënë: “Humejdiu ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, tregimin e plotë.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ أَبِي الْعَبَّاسِ الشَّاعِرِ الأَعْمَى، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ قَالَ: لَمَّا حَاصَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الطَّائِفَ فَلَمْ يَنَلْ مِنْهُمْ شَيْئًا قَالَ: "إِنَّا قَافِلُونَ إِنْ شَاءَ اللَّهُ". فَثَقُلَ عَلَيْهِمْ وَقَالُوا: نَذْهَبُ وَلاَ نَفْتَحُهُ؟ وَقَالَ مَرَّةً: "نَقْفُلُ". فَقَالَ: "اغْدُوا عَلَى الْقِتَالِ". فَغَدَوْا فَأَصَابَهُمْ جِرَاحٌ فَقَالَ: "إِنَّا قَافِلُونَ غَدًا إِنْ شَاءَ اللَّهُ". فَأَعْجَبَهُمْ فَضَحِكَ النَّبِيُّ ﷺ. وَقَالَ سُفْيَانُ مَرَّةً: فَتَبَسَّمَ. قَالَ: قَالَ الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ الْخَبَرَ كُلَّهُ.