{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4331",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4331",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4331",
  "text": "Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Allahu ia dha të Dërguarit të Tij ﷺ në pronësi prenë e fisit hevazin dhe Pejgamberi ﷺ filloi t'u japë disa burrave (kurejshë) nga njëqind deve, disa ensarë thanë për Pejgamberin ﷺ: “Allahu e faltë të Dërguarin e Allahut ﷺ! Kurejshëve po u jep, kurse neve jo, ndërkohë shpatat tona ende po kullojnë gjak të tyre.” Kur i treguan të Dërguarit të Allahut ﷺ për këto fjalë, ai dërgoi dikë tek ensarët për t'i tubuar nën një tendë. Askënd tjetër nuk e la aty me ta. Kur u tubuan, Pejgamberi ﷺ vajti e u tha: - “Ç'është puna e disa fjalëve, që më kanë arritur për ju?” - Udhëheqësit tanë nuk kanë thënë asgjë, o i Dërguari i Allahut, por disa të rinj kanë thënë: “Allahu e faltë të Dërguarin e Allahut ﷺ! Kurejshëve po u jep, kurse neve jo, ndërkohë shpatat tona ende po kullojnë gjak të tyre!” - thanë të diturit nga radhët e ensarëve. Pejgamberi ﷺ tha: “Unë disave u jap, për shkak se rishtazi kanë dalë nga mosbesimi, dua t'i përfitoj ata. A nuk jeni të kënaqur që njerëzit e tjerë të largohen me pasuri, ndërsa ju të ktheheni në shtëpitë tuaja me të Dërguarin e Allahut ﷺ? Betohem në Allahun se, me çfarë ktheheni ju është më e mirë se me çfarë kthehen ata.” Ensarët thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut, jemi të kënaqur!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Pas meje do të hasni në anashkalim të të drejtave tuaja , por duroni, derisa ta takoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, ndërkohë unë do të jem te Hauzi.” Enesi thotë: “Ata nuk duruan.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4331",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ نَاسٌ مِنَ الأَنْصَارِ حِينَ أَفَاءَ اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ ﷺ مَا أَفَاءَ مِنْ أَمْوَالِ هَوَازِنَ: فَطَفِقَ النَّبِيُّ ﷺ يُعْطِي رِجَالاً الْمِائَةَ مِنَ الإِبِلِ فَقَالُوا: يَغْفِرُ اللَّهُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ يُعْطِي قُرَيْشًا وَيَتْرُكُنَا، وَسُيُوفُنَا تَقْطُرُ مِنْ دِمَائِهِمْ؟ قَالَ أَنَسٌ: فَحُدِّثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِمَقَالَتِهِمْ، فَأَرْسَلَ إِلَى الأَنْصَارِ فَجَمَعَهُمْ فِي قُبَّةٍ مِنْ أَدَمٍ وَلَمْ يَدْعُ مَعَهُمْ غَيْرَهُمْ، فَلَمَّا اجْتَمَعُوا قَامَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: \"مَا حَدِيثٌ بَلَغَنِي عَنْكُمْ؟\" فَقَالَ فُقَهَاءُ الأَنْصَارِ: أَمَّا رُؤَسَاؤُنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَلَمْ يَقُولُوا شَيْئًا، وَأَمَّا نَاسٌ مِنَّا حَدِيثَةٌ أَسْنَانُهُمْ فَقَالُوا: يَغْفِرُ اللَّهُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ يُعْطِي قُرَيْشًا وَيَتْرُكُنَا، وَسُيُوفُنَا تَقْطُرُ مِنْ دِمَائِهِمْ؟ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"فَإِنِّي أُعْطِي رِجَالاً حَدِيثِي عَهْدٍ بِكُفْرٍ، أَتَأَلَّفُهُمْ، أَمَا تَرْضَوْنَ أَنْ يَذْهَبَ النَّاسُ بِالأَمْوَالِ وَتَذْهَبُونَ بِالنَّبِيِّ ﷺ إِلَى رِحَالِكُمْ؟ فَوَاللَّهِ لَمَا تَنْقَلِبُونَ بِهِ خَيْرٌ مِمَّا يَنْقَلِبُونَ بِهِ\". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَدْ رَضِينَا. فَقَالَ لَهُمُ النَّبِيُّ ﷺ: \"سَتَجِدُونَ أُثْرَةً شَدِيدَةً، فَاصْبِرُوا حَتَّى تَلْقَوُا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ﷺ فَإِنِّي عَلَى الْحَوْضِ\". قَالَ أَنَسٌ: فَلَمْ يَصْبِرُوا.",
    "albanian": "Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Allahu ia dha të Dërguarit të Tij ﷺ në pronësi prenë e fisit hevazin dhe Pejgamberi ﷺ filloi t'u japë disa burrave (kurejshë) nga njëqind deve, disa ensarë thanë për Pejgamberin ﷺ: “Allahu e faltë të Dërguarin e Allahut ﷺ! Kurejshëve po u jep, kurse neve jo, ndërkohë shpatat tona ende po kullojnë gjak të tyre.” Kur i treguan të Dërguarit të Allahut ﷺ për këto fjalë, ai dërgoi dikë tek ensarët për t'i tubuar nën një tendë. Askënd tjetër nuk e la aty me ta. Kur u tubuan, Pejgamberi ﷺ vajti e u tha: - “Ç'është puna e disa fjalëve, që më kanë arritur për ju?” - Udhëheqësit tanë nuk kanë thënë asgjë, o i Dërguari i Allahut, por disa të rinj kanë thënë: “Allahu e faltë të Dërguarin e Allahut ﷺ! Kurejshëve po u jep, kurse neve jo, ndërkohë shpatat tona ende po kullojnë gjak të tyre!” - thanë të diturit nga radhët e ensarëve. Pejgamberi ﷺ tha: “Unë disave u jap, për shkak se rishtazi kanë dalë nga mosbesimi, dua t'i përfitoj ata. A nuk jeni të kënaqur që njerëzit e tjerë të largohen me pasuri, ndërsa ju të ktheheni në shtëpitë tuaja me të Dërguarin e Allahut ﷺ? Betohem në Allahun se, me çfarë ktheheni ju është më e mirë se me çfarë kthehen ata.” Ensarët thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut, jemi të kënaqur!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Pas meje do të hasni në anashkalim të të drejtave tuaja , por duroni, derisa ta takoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, ndërkohë unë do të jem te Hauzi.” Enesi thotë: “Ata nuk duruan.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4331.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4331.json"
  }
}