Sahihu i Buhariut — Hadithi 4335

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hunejnit, kur Pejgamberi ﷺ shpërndau plaçkën e luftës, një burrë ensar tha: “Me këtë (ndarjen e kësaj preje) nuk ka synuar kënaqësinë e Allahut.” Unë shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, sakaq atij iu ndryshua fytyra (nga zemërimi), pastaj tha: “Allahu e mëshiroftë Musain! Ai është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قَبِيصَةُ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: لَمَّا قَسَمَ النَّبِيُّ ﷺ قِسْمَةَ حُنَيْنٍ قَالَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ: مَا أَرَادَ بِهَا وَجْهَ اللَّهِ. فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ، فَتَغَيَّرَ وَجْهُهُ ثُمَّ قَالَ: "رَحْمَةُ اللَّهِ عَلَى مُوسَى، لَقَدْ أُوذِيَ بِأَكْثَرَ مِنْ هَذَا فَصَبَرَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4335