{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4337",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4337",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4337",
  "text": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Muadhi, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Hisham ibn Zejd ibn Enes ibn Maliku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Betejës së Hunejnit, fisi havazin, gatafan dhe disa fise të tjera, erdhën me devetë dhe familjet e veta. Në anën tjetër, me Pejgamberin ﷺ ishin dhjetë mijë ushtarë, ndër ta edhe të amnistuarit (e Mekës), të cilët u shpartalluan, saqë Pejgamberi ﷺ mbeti vetëm. Atë ditë ai thirri dy herë ndarazi. U kthye në të djathtë dhe thirri: “O ensarë!” - Të përgjigjemi, o i Dërguari i Allahut! Përgëzohu! Ne jemi me ty! - thanë ensarët. Pastaj, u kthye në të majtë dhe thirri: “O ensarë!” - Të përgjigjemi, o i Dërguari i Allahut! Përgëzohu! Ne jemi me ty! - thanë ensarët. Pejgamberi ﷺ ishte hipur mbi një mushkë të bardhë, andaj zbriti prej saj dhe tha: “Unë jam rob dhe i Dërguari i Allahut.” Atëherë idhujtarët u shpartalluan. Atë ditë mori shumë plaçkë lufte, të cilën ua ndau muhaxhirëve dhe të amnistuarve, ndërsa ensarëve nuk u dha asgjë. Ensarët thanë: “Kur lufta ashpërsohet, po thirremi ne, pastaj plaçka po i jepet dikujt tjetër!” Pejgamberi ﷺ u informua për këtë, andaj i mblodhi ata në një tendë dhe u tha: - “O ensarë! Çka janë këto fjalë, që po më arrijnë prej jush?” Ata heshtën. Pastaj tha: “O ensarë! A nuk jeni të kënaqur që njerëzit të kthehen me dynjanë, ndërsa ju të ktheheni me të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke e marrë atë me vete në shtëpitë tuaja?” - Po, - thanë ensarët. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur njerëzit të shkonin nga një luginë, kurse ensarët të shkonin nga një grykë, do ta zgjidhja grykën e ensarëve.” Hishami e pyeti Enesin: “O Ebu Hamza, ti ishe dëshmitar i kësaj?” Enesi tha: “E si të mungoja unë në këtë?”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4337",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ مُعَاذٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ عَوْنٍ، عَنْ هِشَامِ بْنِ زَيْدِ بْنِ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا كَانَ يَوْمُ حُنَيْنٍ أَقْبَلَتْ هَوَازِنُ وَغَطَفَانُ وَغَيْرُهُمْ بِنَعَمِهِمْ وَذَرَارِيِّهِمْ، وَمَعَ النَّبِيِّ ﷺ عَشَرَةُ آلاَفٍ وَمِنَ الطُّلَقَاءِ، فَأَدْبَرُوا عَنْهُ حَتَّى بَقِيَ وَحْدَهُ، فَنَادَى يَوْمَئِذٍ نِدَاءَيْنِ لَمْ يَخْلِطْ بَيْنَهُمَا، الْتَفَتَ عَنْ يَمِينِهِ، فَقَالَ: \"يَا مَعْشَرَ الأَنْصَارِ\". قَالُوا: لَبَّيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَبْشِرْ نَحْنُ مَعَكَ. ثُمَّ الْتَفَتَ عَنْ يَسَارِهِ، فَقَالَ: \"يَا مَعْشَرَ الأَنْصَارِ\". قَالُوا: لَبَّيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَبْشِرْ نَحْنُ مَعَكَ. وَهُوَ عَلَى بَغْلَةٍ بَيْضَاءَ، فَنَزَلَ فَقَالَ: \"أَنَا عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ \"، فَانْهَزَمَ الْمُشْرِكُونَ، فَأَصَابَ يَوْمَئِذٍ غَنَائِمَ كَثِيرَةً، فَقَسَمَ فِي الْمُهَاجِرِينَ وَالطُّلَقَاءِ وَلَمْ يُعْطِ الأَنْصَارَ شَيْئًا، فَقَالَتِ الأَنْصَارُ: إِذَا كَانَتْ شَدِيدَةٌ فَنَحْنُ نُدْعَى، وَيُعْطَى الْغَنِيمَةَ غَيْرُنَا؟ فَبَلَغَهُ ذَلِكَ، فَجَمَعَهُمْ فِي قُبَّةٍ. فَقَالَ: \"يَا مَعْشَرَ الأَنْصَارِ مَا حَدِيثٌ بَلَغَنِي عَنْكُمْ؟\". فَسَكَتُوا فَقَالَ: \"يَا مَعْشَرَ الأَنْصَارِ أَلاَ تَرْضَوْنَ أَنْ يَذْهَبَ النَّاسُ بِالدُّنْيَا، وَتَذْهَبُونَ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ تَحُوزُونَهُ إِلَى بُيُوتِكُمْ؟\" قَالُوا: بَلَى. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"لَوْ سَلَكَ النَّاسُ وَادِيًا، وَسَلَكَتِ الأَنْصَارُ شِعْبًا لَأَخَذْتُ شِعْبَ الأَنْصَارِ\". فَقَالَ هِشَامٌ: يَا أَبَا حَمْزَةَ، وَأَنْتَ شَاهِدٌ ذَاكَ؟ قَالَ: وَأَيْنَ أَغِيبُ عَنْهُ؟",
    "albanian": "Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Muadhi, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Hisham ibn Zejd ibn Enes ibn Maliku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Betejës së Hunejnit, fisi havazin, gatafan dhe disa fise të tjera, erdhën me devetë dhe familjet e veta. Në anën tjetër, me Pejgamberin ﷺ ishin dhjetë mijë ushtarë, ndër ta edhe të amnistuarit (e Mekës), të cilët u shpartalluan, saqë Pejgamberi ﷺ mbeti vetëm. Atë ditë ai thirri dy herë ndarazi. U kthye në të djathtë dhe thirri: “O ensarë!” - Të përgjigjemi, o i Dërguari i Allahut! Përgëzohu! Ne jemi me ty! - thanë ensarët. Pastaj, u kthye në të majtë dhe thirri: “O ensarë!” - Të përgjigjemi, o i Dërguari i Allahut! Përgëzohu! Ne jemi me ty! - thanë ensarët. Pejgamberi ﷺ ishte hipur mbi një mushkë të bardhë, andaj zbriti prej saj dhe tha: “Unë jam rob dhe i Dërguari i Allahut.” Atëherë idhujtarët u shpartalluan. Atë ditë mori shumë plaçkë lufte, të cilën ua ndau muhaxhirëve dhe të amnistuarve, ndërsa ensarëve nuk u dha asgjë. Ensarët thanë: “Kur lufta ashpërsohet, po thirremi ne, pastaj plaçka po i jepet dikujt tjetër!” Pejgamberi ﷺ u informua për këtë, andaj i mblodhi ata në një tendë dhe u tha: - “O ensarë! Çka janë këto fjalë, që po më arrijnë prej jush?” Ata heshtën. Pastaj tha: “O ensarë! A nuk jeni të kënaqur që njerëzit të kthehen me dynjanë, ndërsa ju të ktheheni me të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke e marrë atë me vete në shtëpitë tuaja?” - Po, - thanë ensarët. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur njerëzit të shkonin nga një luginë, kurse ensarët të shkonin nga një grykë, do ta zgjidhja grykën e ensarëve.” Hishami e pyeti Enesin: “O Ebu Hamza, ti ishe dëshmitar i kësaj?” Enesi tha: “E si të mungoja unë në këtë?”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4337.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4337.json"
  }
}