Sahihu i Buhariut — Hadithi 4341

Betejat · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

4341, 4342 - Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmeliku se Ebu Burde tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Ebu Musain dhe Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) në Jemen. Secilin prej tyre e dërgoi në një krahinë, sepse Jemeni përbëhet prej dy krahinave, pastaj u tha: “Lehtësoni gjërat e mos i vështirësoni; përgëzoni e mos v razhd oni.” Kështu, secili prej tyre shkoi në punën e tij. Ndërkohë, kur ndonjëri gjatë udhëtimit në krahinën e vet ishte afër shokut të tij, e vizitonte atë dhe i jepte selam. Njëherë, Muadhi kaloi afër shokut të tij, Ebu Musait. Andaj, duke udhëtuar me mushkë, shkoi tek ai. Ebu Musain e gjeti të ulur, kurse rreth tij të mbledhur ca njerëz. Aty ishte edhe një njeri me duar të lidhura për qafe. Muadhi e pyeti Ebu Musain: - O Abdullah ibn Kajs, si është puna e këtij? - Ky njeri ka bërë kufër (mosbesim), pasi ka pranuar Islamin, - tha Ebu Musai. - Nuk do të zbres pa u vrarë ky njeri, - tha Muadhi. - Për këtë edhe e kanë sjellë, andaj zbrit! - tha Ebu Musai. - Nuk do të zbres pa u vrarë ky njeri, - tha përsëri Muadhi. Atëherë, Ebu Musai urdhëroi të vritet dhe e vranë. Pastaj Muadhi zbriti dhe tha: - O Abdullah, si i ke punët me leximin e Kuranit? - Po lexoj kohë pas kohe, në mënyrë të vazhdueshme, - tha Ebu Musai dhe pyeti: - Po ti, o Muadh, si i ke punët me të? - Unë fle në pjesën e parë të natës, pastaj ngrihem (për namaz) pasi të kem kaluar një pjesë të gjumit dhe lexoj aq sa ma ka shkruar Allahu. Kështu, unë shpresoj të shpërblehem për gjumin tim, siç shpresoj të shpërblehem për namazin tim, - tha Muadhi.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْمَلِكِ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ قَالَ: بَعَثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَبَا مُوسَى وَمُعَاذَ بْنَ جَبَلٍ إِلَى الْيَمَنِ قَالَ: وَبَعَثَ كُلَّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا عَلَى مِخْلاَفٍ قَالَ: وَالْيَمَنُ مِخْلاَفَانِ ثُمَّ قَالَ: "يَسِّرَا وَلاَ تُعَسِّرَا، وَبَشِّرَا وَلاَ تُنَفِّرَا". فَانْطَلَقَ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا إِلَى عَمَلِهِ، وَكَانَ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا إِذَا سَارَ فِي أَرْضِهِ كَانَ قَرِيبًا مِنْ صَاحِبِهِ أَحْدَثَ بِهِ عَهْدًا، فَسَلَّمَ عَلَيْهِ. فَسَارَ مُعَاذٌ فِي أَرْضِهِ قَرِيبًا مِنْ صَاحِبِهِ أَبِي مُوسَى، فَجَاءَ يَسِيرُ عَلَى بَغْلَتِهِ حَتَّى انْتَهَى إِلَيْهِ، وَإِذَا هُوَ جَالِسٌ، وَقَدِ اجْتَمَعَ إِلَيْهِ النَّاسُ، وَإِذَا رَجُلٌ عِنْدَهُ قَدْ جُمِعَتْ يَدَاهُ إِلَى عُنُقِهِ فَقَالَ لَهُ مُعَاذٌ: يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ، أَيَّمَ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا رَجُلٌ كَفَرَ بَعْدَ إِسْلاَمِهِ. قَالَ: لاَ أَنْزِلُ حَتَّى يُقْتَلَ. قَالَ: إِنَّمَا جِيءَ بِهِ لِذَلِكَ فَانْزِلْ. قَالَ: مَا أَنْزِلُ حَتَّى يُقْتَلَ. فَأَمَرَ بِهِ فَقُتِلَ ثُمَّ نَزَلَ فَقَالَ: يَا عَبْدَ اللَّهِ، كَيْفَ تَقْرَأُ الْقُرْآنَ؟ قَالَ: أَتَفَوَّقُهُ تَفَوُّقًا. قَالَ: فَكَيْفَ تَقْرَأُ أَنْتَ يَا مُعَاذُ؟ قَالَ: أَنَامُ أَوَّلَ اللَّيْلِ فَأَقُومُ وَقَدْ قَضَيْتُ جُزْئِي مِنَ النَّوْمِ، فَأَقْرَأُ مَا كَتَبَ اللَّهُ لِي، فَأَحْتَسِبُ نَوْمَتِي كَمَا أَحْتَسِبُ قَوْمَتِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4341