Sahihu i Buhariut — Hadithi 435

Namazi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Aishja dhe Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: “Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kaploi agonia e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një rrobë. E, kur i vinte mundim nga ajo (ngaqë ajo po ia zinte frymën), e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i kthyen në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ، أَنَّ عَائِشَةَ، وَعَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَبَّاسٍ قَالاَ: لَمَّا نَزَلَ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ طَفِقَ يَطْرَحُ خَمِيصَةً لَهُ عَلَى وَجْهِهِ، فَإِذَا اغْتَمَّ بِهَا كَشَفَهَا عَنْ وَجْهِهِ، فَقَالَ وَهُوَ كَذَلِكَ: "لَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الْيَهُودِ وَالنَّصَارَى اتَّخَذُوا قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ مَسَاجِدَ!" يُحَذِّرُ مَا صَنَعُوا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/435