Sahihu i Buhariut — Hadithi 4351

Betejat · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e ky nga Umare ibn Kaëka ibn Shubrume, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Numi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ali ibn Ebu Talibi i dërgoi të Dërguarit të Allahut ﷺ pak ar të papërpunuar, prej Jemenit, në një trastë prej lëkure të regjur. Pejgamberi ﷺ ua ndau katër personave: Ujejne ibn Bedrit, Akra ibn Habisit dhe Zejd Hajlit, ndërsa i katërti ishte ose Alkame, ose Amir ibn Tufejli. Një burrë nga shokët e tij tha: “Ne jemi më meritorë për këtë sesa ata.” Pejgamberi ﷺ dëgjoi për këto fjalë dhe tha: “A nuk po më besoni, ndërkohë unë jam besniku i Atij që është në qiell? Mua më vjen lajmi nga qielli, mëngjes e mbrëmje.” Një njeri me sy të futur, me mollëza e ballë të dalë, mjekërdendur dhe flokërruar, me rrobë të poshtme të përvjelë, u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kije frikë Allahun!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! A nuk jam më meritori nga banorët e Tokës që ta kem frikë Allahun?” Pasi që shkoi personi në fjalë, Halid ibn Velidi, tha: O i Dërguari i Allahut, a t'ia pres kokën? - “Jo, se ndoshta falet”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Sa e sa falës të namazit thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemër! - tha Halidi. - “Unë nuk jam urdhëruar t'i hap (t'i hulumtoj) zemrat e njerëzve e as t'i çaj barqet e tyre”, - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj, e shikoi atë duke shkuar dhe shtoi: “Nga pasardhësit e këtij do të vijnë njerëz që e lexojnë Librin e Allahut vazhdimisht, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fyteve të tyre. Dalin prej fesë (Islamit) ashtu siç del shigjeta anë e tej gjahut.” Më duket se ka thënë: “Nëse i arrij ata, do t'i luftoj sikurse t'i luftoja popullin e Themudit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ، عَنْ عُمَارَةَ بْنِ الْقَعْقَاعِ بْنِ شُبْرُمَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي نُعْمٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ يَقُولُ:: بَعَثَ عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ - رضى الله عنه - إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِنَ الْيَمَنِ بِذُهَيْبَةٍ فِي أَدِيمٍ مَقْرُوظٍ لَمْ تُحَصَّلْ مِنْ تُرَابِهَا قَالَ: فَقَسَمَهَا بَيْنَ أَرْبَعَةِ نَفَرٍ: بَيْنَ عُيَيْنَةَ بْنِ بَدْرٍ، وَأَقْرَعَ بْنِ حَابِسٍ وَزَيْدِ الْخَيْلِ، وَالرَّابِعُ إِمَّا عَلْقَمَةُ وَإِمَّا عَامِرُ بْنُ الطُّفَيْلِ، فَقَالَ رَجُلٌ مِنْ أَصْحَابِهِ: كُنَّا نَحْنُ أَحَقَّ بِهَذَا مِنْ هَؤُلاَءِ. قَالَ: فَبَلَغَ ذَلِكَ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "أَلاَ تَأْمَنُونِي وَأَنَا أَمِينُ مَنْ فِي السَّمَاءِ، يَأْتِينِي خَبَرُ السَّمَاءِ صَبَاحًا وَمَسَاءً؟" قَالَ: فَقَامَ رَجُلٌ غَائِرُ الْعَيْنَيْنِ، مُشْرِفُ الْوَجْنَتَيْنِ، نَاشِزُ الْجَبْهَةِ، كَثُّ اللِّحْيَةِ، مَحْلُوقُ الرَّأْسِ، مُشَمَّرُ الإِزَارِ، فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اتَّقِ اللَّهَ. قَالَ: "وَيْلَكَ أَوَلَسْتُ أَحَقَّ أَهْلِ الأَرْضِ أَنْ يَتَّقِيَ اللَّهَ؟" قَالَ: ثُمَّ وَلَّى الرَّجُلُ، فَقَالَ خَالِدُ بْنُ الْوَلِيدِ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلاَ أَضْرِبُ عُنُقَهُ؟ قَالَ: "لاَ، لَعَلَّهُ أَنْ يَكُونَ يُصَلِّي". فَقَالَ خَالِدٌ: وَكَمْ مِنْ مُصَلٍّ يَقُولُ بِلِسَانِهِ مَا لَيْسَ فِي قَلْبِهِ؟ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنِّي لَمْ أُومَرْ أَنْ أَنْقُبَ قُلُوبَ النَّاسِ، وَلاَ أَشُقَّ بُطُونَهُمْ " قَالَ: ثُمَّ نَظَرَ إِلَيْهِ وَهُوَ مُقَفٍّ فَقَالَ: "إِنَّهُ يَخْرُجُ مِنْ ضِئْضِئِ هَذَا قَوْمٌ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ رَطْبًا، لاَ يُجَاوِزُ حَنَاجِرَهُمْ، يَمْرُقُونَ مِنَ الدِّينِ كَمَا يَمْرُقُ السَّهْمُ مِنَ الرَّمِيَّةِ". - وَأَظُنُّهُ قَالَ: - "لَئِنْ أَدْرَكْتُهُمْ لَأَقْتُلَنَّهُمْ قَتْلَ ثَمُودَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4351