Sahihu i Buhariut — Hadithi 4352

Betejat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Aliun të mbetet në ihram.” Muhamed ibn Bekri transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se (gjithashtu) Xhabiri tregon: “Ali ibn Ebu Talibi erdhi prej Jemenit, me pasurinë që kishte mbledhur atje, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e pyeti: - “Për çfarë lloj haxhi ke hyrë në ihram, o Ali?” - Për atë lloj që ka hyrë vetë Pejgamberi ﷺ, - iu përgjigj Aliu. - “Ther një kurban dhe qëndro në ihram, ashtu siç je”, - tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, Aliu ndali një kurban për vete.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ: قَالَ عَطَاءٌ: قَالَ جَابِرٌ: أَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ عَلِيًّا أَنْ يُقِيمَ عَلَى إِحْرَامِهِ. زَادَ مُحَمَّدُ بْنُ بَكْرٍ عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ: قَالَ عَطَاءٌ: قَالَ جَابِرٌ: فَقَدِمَ عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ رضى الله عنه بِسِعَايَتِهِ، قَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: "بِمَ أَهْلَلْتَ يَا عَلِيُّ؟" قَالَ: بِمَا أَهَلَّ بِهِ النَّبِيُّ ﷺ. قَالَ: "فَأَهْدِ وَامْكُثْ حَرَامًا كَمَا أَنْتَ". قَالَ: وَأَهْدَى لَهُ عَلِيٌّ هَدْيًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4352