4353, 4354 - Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e ky nga Humejd Tavili, e këtij i ka treguar Bekri, e ky ia ka përmendur Ibn Omerit se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ hyri në ihram për haxh dhe umre, gjë që e bëmë edhe ne. Por, pasi arritëm në Mekë, ai tha: “Kush nuk ka kurban me vete, le ta kthejë nijetin në ihram për umre.” Pejgamberi ﷺ kishte kurbanet me vete. Pastaj, Ali ibn Ebu Talibi erdhi në Mekë prej Jemenit, për haxh. Pejgamberi ﷺ i tha: - “Për çfarë lloj haxhi ke hyrë në ihram, sepse me ne është familja jote.” - Për atë lloj që ka hyrë vetë Pejgamberi ﷺ, - iu përgjigj Aliu. - “Qëndro në ihram, sepse ne i kemi kurbanet me vete”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ الْمُفَضَّلِ، عَنْ حُمَيْدٍ الطَّوِيلِ: حَدَّثَنَا بَكْرٌ، أَنَّهُ ذَكَرَ لاِبْنِ عُمَرَ أَنَّ أَنَسًا حَدَّثَهُمْ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَهَلَّ بِعُمْرَةٍ وَحَجَّةٍ، فَقَالَ: أَهَلَّ النَّبِيُّ ﷺ بِالْحَجِّ، وَأَهْلَلْنَا بِهِ مَعَهُ، فَلَمَّا قَدِمْنَا مَكَّةَ قَالَ: "مَنْ لَمْ يَكُنْ مَعَهُ هَدْىٌ فَلْيَجْعَلْهَا عُمْرَةً". وَكَانَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ هَدْىٌ، فَقَدِمَ عَلَيْنَا عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ مِنَ الْيَمَنِ حَاجًّا فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "بِمَ أَهْلَلْتَ فَإِنَّ مَعَنَا أَهْلَكَ؟" قَالَ: أَهْلَلْتُ بِمَا أَهَلَّ بِهِ النَّبِيُّ ﷺ. قَالَ: "فَأَمْسِكْ، فَإِنَّ مَعَنَا هَدْيًا".