Sahihu i Buhariut — Hadithi 4355

Betejat · Transmetuesi: Xherir ibn Abdullahu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e këtij i ka treguar Bejani, e ky nga Kajsi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e injorancës ishte një shtëpi që e quanin Dhu Halasa ose Qabeja Jemenase, ose Qabeja e Shamit. Pejgamberi ﷺ më tha: “A nuk ma heq qafe Dhul Halasën?” Kështu, u nisa drejt saj me njëqind e pesëdhjetë kalorës. Shtëpinë e rrënuam, kurse ata që ishin brenda i vramë. Pastaj u kthyem dhe i treguam Pejgamberit ﷺ, i cili u lut për ne dhe për fisin ahmes.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ: حَدَّثَنَا بَيَانٌ، عَنْ قَيْسٍ، عَنْ جَرِيرٍ قَالَ: كَانَ بَيْتٌ فِي الْجَاهِلِيَّةِ يُقَالُ لَهُ: ذُو الْخَلَصَةِ وَالْكَعْبَةُ الْيَمَانِيَةُ وَالْكَعْبَةُ الشَّامِيَّةُ، فَقَالَ لِي النَّبِيُّ ﷺ: "أَلاَ تُرِيحُنِي مِنْ ذِي الْخَلَصَةِ؟" فَنَفَرْتُ فِي مِائَةٍ وَخَمْسِينَ رَاكِبًا، فَكَسَرْنَاهُ وَقَتَلْنَا مَنْ وَجَدْنَا عِنْدَهُ، فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ، فَدَعَا لَنَا وَلِأَحْمَسَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4355