Sahihu i Buhariut — Hadithi 4356

Betejat · Transmetuesi: Xherir ibn Abdullahu

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më tha: “A nuk ma heq qafe Dhul Halasën?” Ajo ka qenë një shtëpi në fisin hatham, që quhej si Qabeja Jemenase (ku njerëzit bënin idhujtari). Kështu, marshova me njëqind e pesëdhjetë kalorës të fisit ahmes, të cilët mbanin kuaj. Atëkohë, nuk mund të qëndroja në kalë, andaj Pejgamberi ﷺ më goditi në gjoks aq fort, saqë më mbetën gjurmët e gishtave të tij në gjoks dhe tha: “O Allah, forcoje, udhëzoje dhe bëje udhëzues!” Kështu, Xheriri shkoi, e theu dhe e dogji Dhul Halasën, pastaj i dërgoi lajmëtar të Dërguarit të Allahut ﷺ për ta informuar. Lajmëtari i tha: “Betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën se, kur jam nisur këtej, (Dhul Halasën) e kam lënë si devenë e shkretë.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ i bekoi pesë herë kuajt dhe kalorësit e fisit ahmes.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا يَحْيَى: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنَا قَيْسٌ قَالَ: قَالَ لِي جَرِيرٌ - رضى الله عنه -: قَالَ لِي النَّبِيُّ ﷺ: "أَلاَ تُرِيحُنِي مِنْ ذِي الْخَلَصَةِ؟" - وَكَانَ بَيْتًا فِي خَثْعَمَ يُسَمَّى الْكَعْبَةَ الْيَمَانِيَةَ -، فَانْطَلَقْتُ فِي خَمْسِينَ وَمِائَةِ فَارِسٍ مِنْ أَحْمَسَ، وَكَانُوا أَصْحَابَ خَيْلٍ، وَكُنْتُ لاَ أَثْبُتُ عَلَى الْخَيْلِ، فَضَرَبَ فِي صَدْرِي حَتَّى رَأَيْتُ أَثَرَ أَصَابِعِهِ فِي صَدْرِي، وَقَالَ: "اللَّهُمَّ ثَبِّتْهُ، وَاجْعَلْهُ هَادِيًا مَهْدِيًّا". فَانْطَلَقَ إِلَيْهَا فَكَسَرَهَا وَحَرَّقَهَا، ثُمَّ بَعَثَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ رَسُولُ جَرِيرٍ: وَالَّذِي بَعَثَكَ بِالْحَقِّ، مَا جِئْتُكَ حَتَّى تَرَكْتُهَا كَأَنَّهَا جَمَلٌ أَجْرَبُ. قَالَ: فَبَارَكَ فِي خَيْلِ أَحْمَسَ وَرِجَالِهَا خَمْسَ مَرَّاتٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4356