{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4357",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4357",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4357",
  "text": "Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Usame, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajsi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “A nuk ma heq qafe Dhul Halasën?” - Po, - i thashë. Kështu, marshova me njëqind e pesëdhjetë kalorës të fisit ahmes, të cilët mbanin kuaj. Atëkohë, nuk mund të qëndroja në kalë, gjë që ia përmenda Pejgamberit ﷺ, andaj Pejgamberi ﷺ më goditi me dorë në gjoks, saqë më mbetën gjurmët e dorës së tij në gjoks dhe tha: “O Allah, forcoje, udhëzoje dhe bëje udhëzues!” Pas kësaj nuk jam rrëzuar nga kali asnjëherë. Dhu Halasa ishte një shtëpi në Jemen, e fisit hatham dhe bexhile. Aty kishte idhuj që adhuroheshin. Asaj i thoshin Qabe. Kështu, Xheriri shkoi, e dogji dhe e shkatërroi. Kur arriti në Jemen, Xheriri aty hasi një njeri që parashikonte fatin me shigjeta. Dikush i tha: “I dërguari i Pejgamberit ﷺ është këtu e, nëse ai të kap, do të ta heqë kokën.” Një ditë, teksa ai parashikonte fatin me shigjeta, Xheriri u ndal tek ai dhe i tha: “Ose do t'i thyesh ato dhe të thuash “La ilahe il-lallah”, ose do të ta heq kokën.” Ai i theu shigjetat dhe e tha shahadetin. Pastaj, Xheriri dërgoi një lajmëtar, që quhej Ebu Erta, te Pejgamberi ﷺ për ta përgëzuar për lajmin. Kur lajmëtari shkoi, i tha: “O i Dërguari i Allahut, betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën se, kur jam nisur këtej, (Dhu Halasën) e kam lënë si devenë e shkretë.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ i bekoi pesë herë kuajt dhe kalorësit e fisit ahmes.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4357",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xherir ibn Abdullahu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ بْنِ أَبِي خَالِدٍ، عَنْ قَيْسٍ، عَنْ جَرِيرٍ قَالَ: قَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَلاَ تُرِيحُنِي مِنْ ذِي الْخَلَصَةِ؟\" فَقُلْتُ: بَلَى. فَانْطَلَقْتُ فِي خَمْسِينَ وَمِائَةِ فَارِسٍ مِنْ أَحْمَسَ وَكَانُوا أَصْحَابَ خَيْلٍ، وَكُنْتُ لاَ أَثْبُتُ عَلَى الْخَيْلِ، فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَضَرَبَ يَدَهُ عَلَى صَدْرِي حَتَّى رَأَيْتُ أَثَرَ يَدِهِ فِي صَدْرِي وَقَالَ: \"اللَّهُمَّ ثَبِّتْهُ، وَاجْعَلْهُ هَادِيًا مَهْدِيًّا\". قَالَ: فَمَا وَقَعْتُ عَنْ فَرَسٍ بَعْدُ. قَالَ: وَكَانَ ذُو الْخَلَصَةِ بَيْتًا بِالْيَمَنِ لِخَثْعَمَ وَبَجِيلَةَ، فِيهِ نُصُبٌ تُعْبَدُ، يُقَالُ لَهُ: الْكَعْبَةُ. قَالَ: فَأَتَاهَا فَحَرَّقَهَا بِالنَّارِ وَكَسَرَهَا. قَالَ: وَلَمَّا قَدِمَ جَرِيرٌ الْيَمَنَ كَانَ بِهَا رَجُلٌ يَسْتَقْسِمُ بِالأَزْلاَمِ فَقِيلَ لَهُ: إِنَّ رَسُولَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ هَا هُنَا فَإِنْ قَدَرَ عَلَيْكَ ضَرَبَ عُنُقَكَ. قَالَ: فَبَيْنَمَا هُوَ يَضْرِبُ بِهَا إِذْ وَقَفَ عَلَيْهِ جَرِيرٌ فَقَالَ: لَتَكْسِرَنَّهَا وَلَتَشْهَدَنَّ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ أَوْ لَأَضْرِبَنَّ عُنُقَكَ. قَالَ: فَكَسَرَهَا وَشَهِدَ. ثُمَّ بَعَثَ جَرِيرٌ رَجُلاً مِنْ أَحْمَسَ يُكْنَى أَبَا أَرْطَاةَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ يُبَشِّرُهُ بِذَلِكَ، فَلَمَّا أَتَى النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَالَّذِي بَعَثَكَ بِالْحَقِّ مَا جِئْتُ حَتَّى تَرَكْتُهَا كَأَنَّهَا جَمَلٌ أَجْرَبُ. قَالَ: فَبَرَّكَ النَّبِيُّ ﷺ عَلَى خَيْلِ أَحْمَسَ وَرِجَالِهَا خَمْسَ مَرَّاتٍ.",
    "albanian": "Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Usame, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajsi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “A nuk ma heq qafe Dhul Halasën?” - Po, - i thashë. Kështu, marshova me njëqind e pesëdhjetë kalorës të fisit ahmes, të cilët mbanin kuaj. Atëkohë, nuk mund të qëndroja në kalë, gjë që ia përmenda Pejgamberit ﷺ, andaj Pejgamberi ﷺ më goditi me dorë në gjoks, saqë më mbetën gjurmët e dorës së tij në gjoks dhe tha: “O Allah, forcoje, udhëzoje dhe bëje udhëzues!” Pas kësaj nuk jam rrëzuar nga kali asnjëherë. Dhu Halasa ishte një shtëpi në Jemen, e fisit hatham dhe bexhile. Aty kishte idhuj që adhuroheshin. Asaj i thoshin Qabe. Kështu, Xheriri shkoi, e dogji dhe e shkatërroi. Kur arriti në Jemen, Xheriri aty hasi një njeri që parashikonte fatin me shigjeta. Dikush i tha: “I dërguari i Pejgamberit ﷺ është këtu e, nëse ai të kap, do të ta heqë kokën.” Një ditë, teksa ai parashikonte fatin me shigjeta, Xheriri u ndal tek ai dhe i tha: “Ose do t'i thyesh ato dhe të thuash “La ilahe il-lallah”, ose do të ta heq kokën.” Ai i theu shigjetat dhe e tha shahadetin. Pastaj, Xheriri dërgoi një lajmëtar, që quhej Ebu Erta, te Pejgamberi ﷺ për ta përgëzuar për lajmin. Kur lajmëtari shkoi, i tha: “O i Dërguari i Allahut, betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën se, kur jam nisur këtej, (Dhu Halasën) e kam lënë si devenë e shkretë.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ i bekoi pesë herë kuajt dhe kalorësit e fisit ahmes.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4357.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4357.json"
  }
}