Sahihu i Buhariut — Hadithi 4359

Betejat · Transmetuesi: Xherir ibn Abdullahu

Shqip

Abdullah ibn Ebu Shejbe Absiu më ka thënë: Na ka treguar Ibn Idrisi, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajsi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha në Jemen, takova dy banorë të Jemenit: Dhu Kelain dhe Dhu Amrin, të cilëve u fola për të Dërguarin e Allahut ﷺ. Dhu Amri më tha: “Nëse kjo që po e përmend për shokun tënd është e vërtetë, atëherë ai ka vdekur para tri ditësh.” Ata m'u bashkëngjitën rrugës dhe, kur arritëm në gjysmë të rrugës, takuam një grup kalorësish që vinin prej Medinës, andaj i pyetëm (për atë që përmendi Dhu Amri). Ata thanë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka vdekur dhe halif është zgjedhur Ebu Bekri, kurse njerëzit janë mirë.” Ata dy thanë: “Tregoji shokut tënd (halifit) se ne kemi vajtur dhe ndoshta do të kthehemi, në dashtë Allahu.” Kështu, ata u kthyen në Jemen, ndërsa unë i tregova Ebu Bekrit për fjalët e tyre. Ai më tha: “Sikur t'i sillje këtu. Më pas, Dhu Amri më tha: “O Xherir, unë kam një mrekulli për ty dhe po të tregoj një lajm: ju arabët do të jeni mirë, për sa kohë që, sa herë të vdesë një prijës, e vendosni tjetrin pas tij. E, kur të vendosen me shpatë, ata do të jenë mbretër, të cilët zemërohen dhe pajtohen sikurse mbretërit.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ الْعَبْسِيُّ: حَدَّثَنَا ابْنُ إِدْرِيسَ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ بْنِ أَبِي خَالِدٍ، عَنْ قَيْسٍ، عَنْ جَرِيرٍ قَالَ: كُنْتُ بِالْبَحْرِ فَلَقِيتُ رَجُلَيْنِ مِنْ أَهْلِ الْيَمَنِ ذَا كَلاَعٍ وَذَا عَمْرٍو، فَجَعَلْتُ أُحَدِّثُهُمْ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ لَهُ ذُو عَمْرٍو: لَئِنْ كَانَ الَّذِي تَذْكُرُ مِنْ أَمْرِ صَاحِبِكَ، لَقَدْ مَرَّ عَلَى أَجَلِهِ مُنْذُ ثَلاَثٍ. وَأَقْبَلاَ مَعِي حَتَّى إِذَا كُنَّا فِي بَعْضِ الطَّرِيقِ رُفِعَ لَنَا رَكْبٌ مِنْ قِبَلِ الْمَدِينَةِ فَسَأَلْنَاهُمْ فَقَالُوا: قُبِضَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَاسْتُخْلِفَ أَبُو بَكْرٍ وَالنَّاسُ صَالِحُونَ. فَقَالاَ: أَخْبِرْ صَاحِبَكَ أَنَّا قَدْ جِئْنَا وَلَعَلَّنَا سَنَعُودُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ، وَرَجَعَا إِلَى الْيَمَنِ فَأَخْبَرْتُ أَبَا بَكْرٍ بِحَدِيثِهِمْ قَالَ: أَفَلاَ جِئْتَ بِهِمْ؟ فَلَمَّا كَانَ بَعْدُ قَالَ لِي ذُو عَمْرٍو: يَا جَرِيرُ إِنَّ بِكَ عَلَىَّ كَرَامَةً، وَإِنِّي مُخْبِرُكَ خَبَرًا، إِنَّكُمْ مَعْشَرَ الْعَرَبِ لَنْ تَزَالُوا بِخَيْرٍ مَا كُنْتُمْ إِذَا هَلَكَ أَمِيرٌ تَأَمَّرْتُمْ فِي آخَرَ، فَإِذَا كَانَتْ بِالسَّيْفِ كَانُوا مُلُوكًا يَغْضَبُونَ غَضَبَ الْمُلُوكِ وَيَرْضَوْنَ رِضَا الْمُلُوكِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4359