Sahihu i Buhariut — Hadithi 4362

Betejat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton: “Në Betejën e Ushtrisë së Gjetheve të Pemës, udhëheqës yni ishte Ebu Ubejde. Gjatë rrugës, na kaploi një uri shumë e madhe. Atëherë, deti na hodhi një balenë të ngordhur. Asnjëherë nuk kemi parë sikurse ajo (në madhësi), të cilën e quanin balena kokëmadhe. Hëngrëm prej saj gjysmë muaji. Pastaj Ebu Ubejde mori një brinjë të saj dhe një kalorës kaloi nën të (nën harkun e saj).” Ebu Zubejri më ka rrëfyer se e ka dëgjuar Xhabirin duke thënë: “Ebu Ubejde na tha: “Hani prej saj.” Kur arritëm në Medinë, i treguam Pejgamberit ﷺ për këtë, e në atë rast ai na tha: “Hani prej furnizimit që Allahu jua ka nxjerrë dhe na jepni edhe neve, nëse keni me vete.” Atëherë, dikush i solli një pjesë, prej së cilës hëngri edhe ai.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرٌو، أَنَّهُ سَمِعَ جَابِرًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: غَزَوْنَا جَيْشَ الْخَبَطِ وَأُمِّرَ أَبُو عُبَيْدَةَ، فَجُعْنَا جُوعًا شَدِيدًا فَأَلْقَى الْبَحْرُ حُوتًا مَيِّتًا، لَمْ نَرَ مِثْلَهُ، يُقَالُ لَهُ: الْعَنْبَرُ، فَأَكَلْنَا مِنْهُ نِصْفَ شَهْرٍ، فَأَخَذَ أَبُو عُبَيْدَةَ عَظْمًا مِنْ عِظَامِهِ فَمَرَّ الرَّاكِبُ تَحْتَهُ. فَأَخْبَرَنِي أَبُو الزُّبَيْرِ: أَنَّهُ سَمِعَ جَابِرًا يَقُولُ: قَالَ أَبُو عُبَيْدَةَ: كُلُوا. فَلَمَّا قَدِمْنَا الْمَدِينَةَ ذَكَرْنَا ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: "كُلُوا رِزْقًا أَخْرَجَهُ اللَّهُ، أَطْعِمُونَا إِنْ كَانَ مَعَكُمْ". فَأَتَاهُ بَعْضُهُمْ فَأَكَلَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4362