Sahihu i Buhariut — Hadithi 4365

Betejat · Transmetuesi: Imran ibn Husajni

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Sahra, e ky nga Safvan ibn Muhriz Maziniu se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup pjesëtarësh të fisit benu temim erdhën te Pejgamberi ﷺ, i cili u tha: “O benu temimë, përgëzohuni!” Ata i thanë: “Meqënëse na përgëzove, tani na jep diçka.” Atëherë, Pejgamberit ﷺ i ndryshoi fytyra. Kur erdhën banorët e Jemenit, Pejgamberi ﷺ u tha: “O banorë të Jemenit, pranojeni myzhdenë, pasi që benu temimët nuk e pranuan.” Ata i thanë: “E pranuam, o i Dërguari i Allahut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ أَبِي صَخْرَةَ، عَنْ صَفْوَانَ بْنِ مُحْرِزٍ الْمَازِنِيِّ، عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَتَى نَفَرٌ مِنْ بَنِي تَمِيمٍ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "اقْبَلُوا الْبُشْرَى يَا بَنِي تَمِيمٍ". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَدْ بَشَّرْتَنَا فَأَعْطِنَا. فَرِيءَ ذَلِكَ فِي وَجْهِهِ فَجَاءَ نَفَرٌ مِنَ الْيَمَنِ فَقَالَ: "اقْبَلُوا الْبُشْرَى إِذْ لَمْ يَقْبَلْهَا بَنُو تَمِيمٍ". قَالُوا: قَدْ قَبِلْنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4365