{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4370",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4370",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4370",
  "text": "Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri. Bekër ibn Mudarri transmeton nga Amër ibn Harithi, e ky nga Bukejri se Kurejbi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i çrobëruari i Ibn Abasit, tregon se Ibn Abasi, Abdurrahman ibn Ez'heri dhe Misver ibn Mahremi e dërguan atë tek Aishja duke i thënë: “Dërgoja selamet tona dhe pyete për dy rekatet pas namazit të ikindisë dhe tregoji se kemi dëgjuar se ti i fal ato, ndërkohë ne jemi informuar se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar këtë.” Ibn Abasi tha: “Unë dhe Omer ibn Hatabi i ndëshkonim njerëzit për to.” Kurejbi tregon: “Hyra tek Aishja dhe i tregova përse më kishin dërguar.” - Pyete Umu Selemen, - më tha ajo. U ktheva tek ata dhe u tregova çfarë më tha Aishja. Ata më dërguan tek Umu Seleme, siç më kishin dërguar tek Aishja. Umu Seleme më tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke i ndaluar ato (namazin pas ikindisë). Pastaj, (një ditë) pasi e fali ikindinë, erdhi tek unë, ku ishin disa gra ensare të fisit benu haram, dhe i fali dy rekate. Kështu, dërgova një shërbëtore dhe i thashë: “Qëndro afër tij dhe thuaji se Umu Seleme po të pyet: “O i Dërguari i Allahut, të kam dëgjuar duke e ndaluar këtë namaz, ndërkohë po shoh se ti i fal ato.” Nëse ta bën me shenjë, largohu. Ashtu veproi, e ai i bëri me shenjë që të largohej pak, andaj ajo u largua. Kur e mbaroi namazin, tha: “Oj bija e Ebu Umejes, më pyete për dy rekatet pas ikindisë. Më kanë ardhur disa pjesëtarë të fisit abdulkajs, që e kanë pranuar Islamin, e më kanë penguar t'i fal dy rekatet pas drekës, e këto (që i fala tani) janë ato (dy rekatet pas drekës) .”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4370",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Kurejbi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنِي عَمْرٌو؛ وَقَالَ بَكْرُ بْنُ مُضَرَ عَنْ عَمْرِو بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ بُكَيْرٍ: أَنَّ كُرَيْبًا، مَوْلَى ابْنِ عَبَّاسٍ حَدَّثَهُ أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ وَعَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ أَزْهَرَ وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ أَرْسَلُوا إِلَى عَائِشَةَ - رضى الله عنها - فَقَالُوا: اقْرَأْ عَلَيْهَا السَّلاَمَ مِنَّا جَمِيعًا، وَسَلْهَا عَنِ الرَّكْعَتَيْنِ بَعْدَ الْعَصْرِ، وَإِنَّا أُخْبِرْنَا أَنَّكِ تُصَلِّيهَا، وَقَدْ بَلَغَنَا أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ نَهَى عَنْهَما، قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: وَكُنْتُ أَضْرِبُ مَعَ عُمَرَ النَّاسَ عَنْهُمَا. قَالَ كُرَيْبٌ: فَدَخَلْتُ عَلَيْهَا، وَبَلَّغْتُهَا مَا أَرْسَلُونِي. فَقَالَتْ: سَلْ أُمَّ سَلَمَةَ. فَأَخْبَرْتُهُمْ، فَرَدُّونِي إِلَى أُمِّ سَلَمَةَ بِمِثْلِ مَا أَرْسَلُونِي إِلَى عَائِشَةَ، فَقَالَتْ أُمُّ سَلَمَةَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَنْهَى عَنْهُمَا، وَإِنَّهُ صَلَّى الْعَصْرَ ثُمَّ دَخَلَ عَلَىَّ وَعِنْدِي نِسْوَةٌ مِنْ بَنِي حَرَامٍ مِنَ الأَنْصَارِ، فَصَلاَّهُمَا، فَأَرْسَلْتُ إِلَيْهِ الْخَادِمَ فَقُلْتُ: قُومِي إِلَى جَنْبِهِ فَقُولِي: تَقُولُ أُمُّ سَلَمَةَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلَمْ أَسْمَعْكَ تَنْهَى عَنْ هَاتَيْنِ الرَّكْعَتَيْنِ فَأَرَاكَ تُصَلِّيهِمَا؟ فَإِنْ أَشَارَ بِيَدِهِ فَاسْتَأْخِرِي. فَفَعَلَتِ الْجَارِيَةُ، فَأَشَارَ بِيَدِهِ، فَاسْتَأْخَرَتْ عَنْهُ، فَلَمَّا انْصَرَفَ قَالَ: \"يَا بِنْتَ أَبِي أُمَيَّةَ، سَأَلْتِ عَنِ الرَّكْعَتَيْنِ بَعْدَ الْعَصْرِ، إِنَّهُ أَتَانِي أُنَاسٌ مِنْ عَبْدِ الْقَيْسِ بِالإِسْلاَمِ مِنْ قَوْمِهِمْ، فَشَغَلُونِي عَنِ الرَّكْعَتَيْنِ اللَّتَيْنِ بَعْدَ الظُّهْرِ، فَهُمَا هَاتَانِ\".",
    "albanian": "Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri. Bekër ibn Mudarri transmeton nga Amër ibn Harithi, e ky nga Bukejri se Kurejbi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i çrobëruari i Ibn Abasit, tregon se Ibn Abasi, Abdurrahman ibn Ez'heri dhe Misver ibn Mahremi e dërguan atë tek Aishja duke i thënë: “Dërgoja selamet tona dhe pyete për dy rekatet pas namazit të ikindisë dhe tregoji se kemi dëgjuar se ti i fal ato, ndërkohë ne jemi informuar se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar këtë.” Ibn Abasi tha: “Unë dhe Omer ibn Hatabi i ndëshkonim njerëzit për to.” Kurejbi tregon: “Hyra tek Aishja dhe i tregova përse më kishin dërguar.” - Pyete Umu Selemen, - më tha ajo. U ktheva tek ata dhe u tregova çfarë më tha Aishja. Ata më dërguan tek Umu Seleme, siç më kishin dërguar tek Aishja. Umu Seleme më tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke i ndaluar ato (namazin pas ikindisë). Pastaj, (një ditë) pasi e fali ikindinë, erdhi tek unë, ku ishin disa gra ensare të fisit benu haram, dhe i fali dy rekate. Kështu, dërgova një shërbëtore dhe i thashë: “Qëndro afër tij dhe thuaji se Umu Seleme po të pyet: “O i Dërguari i Allahut, të kam dëgjuar duke e ndaluar këtë namaz, ndërkohë po shoh se ti i fal ato.” Nëse ta bën me shenjë, largohu. Ashtu veproi, e ai i bëri me shenjë që të largohej pak, andaj ajo u largua. Kur e mbaroi namazin, tha: “Oj bija e Ebu Umejes, më pyete për dy rekatet pas ikindisë. Më kanë ardhur disa pjesëtarë të fisit abdulkajs, që e kanë pranuar Islamin, e më kanë penguar t'i fal dy rekatet pas drekës, e këto (që i fala tani) janë ato (dy rekatet pas drekës) .”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4370.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4370.json"
  }
}