{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4372",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4372",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4372",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë në drejtim të Nexhdit. Ata u kthyen me një burrë të fisit benu hanife, që quhej Thumame ibn Uthali. E lidhën për shtylle të xhamisë, ndërsa Pejgamberi ﷺ doli dhe tha: “Ç'ke për të thënë, o Thumame?” - Vetëm mirësi, o Muhamed. Nëse më vret, vret njeri për të cilin ka kush hakmerret, e, nëse bën mirë, i bën mirë një falënderuesi. Nëse dëshiron pasuri, kërko sa të duash, - tha ai. Andaj, Pejgamberi ﷺ e la deri të nesërmen ashtu, pastaj shkoi dhe i tha: “Ç'ke për të thënë, o Thumame?” - Atë që ta kam thënë (më herët). Nëse bën mirë, i bën mirë një falënderuesi, - tha ai. Pejgamberi ﷺ sërish e la atë deri të nesërmen, pastaj sërish e pyeti: “Ç'ke për të thënë, o Thumame?” - Atë që ta kam thënë (më herët), - tha ai. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Zgjidheni Thumamen!” Kështu, ai shkoi te një kopsht hurmash afër xhamisë dhe u pastrua, pastaj hyri në xhami dhe tha: “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve ene Muhameden Resulullah (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut). O Muhamed, për Allahun, nuk kishte në tokë fytyrë më të urryer për mua se fytyra jote, por tani fytyra jote më është bërë fytyra më e dashur. Për Allahun, nuk kishte fe më të urryer për mua se feja jote, por tani feja jote më është bërë feja më e dashur. Për Allahun, nuk kishte vend më të urryer për mua se vendi yt, por tani vendi yt më është bërë vendi më i dashur. Kalorësit e tu më kapën teksa doja të bëja umrën. Çfarë më thua të bëj tani?” I Dërguari i Allahut ﷺ e përgëzoi atë dhe e urdhëroi që ta kryejë umrën. Kur shkoi në Mekë, dikush i tha atij: “Ke ndërruar fenë?” - Jo, për Allahun, por jam bërë musliman me Muhamedin, të Dërguarin e Allahut ﷺ. Për Allahun, nuk do t'ju vijë asnjë kokërr grurë nga Jemama, pa e lejuar Pejgamberi ﷺ, - tha Thumame.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4372",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي سَعِيدُ بْنُ أَبِي سَعِيدٍ: أَنَّهُ سَمِعَ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: بَعَثَ النَّبِيُّ ﷺ خَيْلاً قِبَلَ نَجْدٍ، فَجَاءَتْ بِرَجُلٍ مِنْ بَنِي حَنِيفَةَ يُقَالُ لَهُ: ثُمَامَةُ بْنُ أُثَالٍ، فَرَبَطُوهُ بِسَارِيَةٍ مِنْ سَوَارِي الْمَسْجِدِ، فَخَرَجَ إِلَيْهِ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: \"مَا عِنْدَكَ يَا ثُمَامَةُ؟\" فَقَالَ: عِنْدِي خَيْرٌ يَا مُحَمَّدُ، إِنْ تَقْتُلْنِي تَقْتُلْ ذَا دَمٍ، وَإِنْ تُنْعِمْ تُنْعِمْ عَلَى شَاكِرٍ، وَإِنْ كُنْتَ تُرِيدُ الْمَالَ فَسَلْ مِنْهُ مَا شِئْتَ. فَتُرِكَ حَتَّى كَانَ الْغَدُ، ثُمَّ قَالَ لَهُ: \"مَا عِنْدَكَ يَا ثُمَامَةُ؟\" قَالَ: مَا قُلْتُ لَكَ: إِنْ تُنْعِمْ تُنْعِمْ عَلَى شَاكِرٍ. فَتَرَكَهُ حَتَّى كَانَ بَعْدَ الْغَدِ، فَقَالَ: \"مَا عِنْدَكَ يَا ثُمَامَةُ؟\" فَقَالَ: عِنْدِي مَا قُلْتُ لَكَ. فَقَالَ: \"أَطْلِقُوا ثُمَامَةَ\". فَانْطَلَقَ إِلَى نَخْلٍ قَرِيبٍ مِنَ الْمَسْجِدِ فَاغْتَسَلَ ثُمَّ دَخَلَ الْمَسْجِدَ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، يَا مُحَمَّدُ! وَاللَّهِ مَا كَانَ عَلَى الأَرْضِ وَجْهٌ أَبْغَضَ إِلَىَّ مِنْ وَجْهِكَ، فَقَدْ أَصْبَحَ وَجْهُكَ أَحَبَّ الْوُجُوهِ إِلَىَّ، وَاللَّهِ مَا كَانَ مِنْ دِينٍ أَبْغَضَ إِلَىَّ مِنْ دِينِكَ، فَأَصْبَحَ دِينُكَ أَحَبَّ الدِّينِ إِلَىَّ، وَاللَّهِ مَا كَانَ مِنْ بَلَدٍ أَبْغَضُ إِلَىَّ مِنْ بَلَدِكَ، فَأَصْبَحَ بَلَدُكَ أَحَبَّ الْبِلاَدِ إِلَىَّ، وَإِنَّ خَيْلَكَ أَخَذَتْنِي وَأَنَا أُرِيدُ الْعُمْرَةَ، فَمَاذَا تَرَى؟ فَبَشَّرَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَمَرَهُ أَنْ يَعْتَمِرَ، فَلَمَّا قَدِمَ مَكَّةَ قَالَ لَهُ قَائِلٌ: صَبَوْتَ؟ قَالَ: لاَ وَاللهِ، وَلَكِنْ أَسْلَمْتُ مَعَ مُحَمَّدٍ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَلاَ وَاللَّهِ لاَ يَأْتِيكُمْ مِنَ الْيَمَامَةِ حَبَّةُ حِنْطَةٍ حَتَّى يَأْذَنَ فِيهَا النَّبِيُّ ﷺ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë në drejtim të Nexhdit. Ata u kthyen me një burrë të fisit benu hanife, që quhej Thumame ibn Uthali. E lidhën për shtylle të xhamisë, ndërsa Pejgamberi ﷺ doli dhe tha: “Ç'ke për të thënë, o Thumame?” - Vetëm mirësi, o Muhamed. Nëse më vret, vret njeri për të cilin ka kush hakmerret, e, nëse bën mirë, i bën mirë një falënderuesi. Nëse dëshiron pasuri, kërko sa të duash, - tha ai. Andaj, Pejgamberi ﷺ e la deri të nesërmen ashtu, pastaj shkoi dhe i tha: “Ç'ke për të thënë, o Thumame?” - Atë që ta kam thënë (më herët). Nëse bën mirë, i bën mirë një falënderuesi, - tha ai. Pejgamberi ﷺ sërish e la atë deri të nesërmen, pastaj sërish e pyeti: “Ç'ke për të thënë, o Thumame?” - Atë që ta kam thënë (më herët), - tha ai. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Zgjidheni Thumamen!” Kështu, ai shkoi te një kopsht hurmash afër xhamisë dhe u pastrua, pastaj hyri në xhami dhe tha: “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve ene Muhameden Resulullah (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut). O Muhamed, për Allahun, nuk kishte në tokë fytyrë më të urryer për mua se fytyra jote, por tani fytyra jote më është bërë fytyra më e dashur. Për Allahun, nuk kishte fe më të urryer për mua se feja jote, por tani feja jote më është bërë feja më e dashur. Për Allahun, nuk kishte vend më të urryer për mua se vendi yt, por tani vendi yt më është bërë vendi më i dashur. Kalorësit e tu më kapën teksa doja të bëja umrën. Çfarë më thua të bëj tani?” I Dërguari i Allahut ﷺ e përgëzoi atë dhe e urdhëroi që ta kryejë umrën. Kur shkoi në Mekë, dikush i tha atij: “Ke ndërruar fenë?” - Jo, për Allahun, por jam bërë musliman me Muhamedin, të Dërguarin e Allahut ﷺ. Për Allahun, nuk do t'ju vijë asnjë kokërr grurë nga Jemama, pa e lejuar Pejgamberi ﷺ, - tha Thumame.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4372.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4372.json"
  }
}