Seid ibn Muhamed Xhermiu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Ubejde ibn Neshiti, ndërkaq në një vend tjetër është quajtur Abdullah, se Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe tregon: “U informuam se Musejlime Gënjeshtërmadhi kishte arritur në Medinë dhe ishte ndalur te shtëpia e vajzës së Harithit. Vajza e Harith ibn Kurejzit ishte gruaja e tij, njëherazi nëna e Abdullah ibn Amirit. I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi së bashku me Thabit ibn Kajs ibn Shemasin, të cilin e quanin ligjërues të të Dërguarit të Allahut ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ kishte në dorë një copë dege të hurmës. U ndal tek ai dhe i foli, ndërsa Musejlime i tha: “Nëse do të ta lëmë ty pejgamberinë, e pas vdekjes sate të ma trashëgosh mua atë, ashtu ia bëjmë.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Sikur të ma kërkoje këtë copë dege, nuk do të ta jepja. Shoh se ti qenke ai për të cilin jam lajmëruar në ëndërr. Ky është Thabit ibn Kajsi, të përgjigjet për mua.” Pastaj Pejgamberi ﷺ u largua.”
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ مُحَمَّدٍ الْجَرْمِيُّ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا أَبِي، عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ عُبَيْدَةَ بْنِ نَشِيطٍ - وَكَانَ فِي مَوْضِعٍ آخَرَ اسْمُهُ عَبْدُ اللَّهِ ـ: أَنَّ عُبَيْدَ اللَّهِ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ قَالَ: بَلَغَنَا أَنَّ مُسَيْلِمَةَ الْكَذَّابَ قَدِمَ الْمَدِينَةَ، فَنَزَلَ فِي دَارِ بِنْتِ الْحَارِثِ، وَكَانَ تَحْتَهُ بِنْتُ الْحَارِثِ بْنِ كُرَيْزٍ، وَهِيَ أُمُّ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَامِرٍ. فَأَتَاهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَمَعَهُ ثَابِتُ بْنُ قَيْسِ بْنِ شَمَّاسٍ، وَهُوَ الَّذِي يُقَالُ لَهُ: خَطِيبُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَفِي يَدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَضِيبٌ، فَوَقَفَ عَلَيْهِ فَكَلَّمَهُ فَقَالَ لَهُ مُسَيْلِمَةُ: إِنْ شِئْتَ خَلَّيْتَ بَيْنَكَ وَبَيْنَ الأَمْرِ، ثُمَّ جَعَلْتَهُ لَنَا بَعْدَكَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْ سَأَلْتَنِي هَذَا الْقَضِيبَ مَا أَعْطَيْتُكَهُ وَإِنِّي لأَرَاكَ الَّذِي أُرِيتُ فِيهِ مَا أُرِيتُ، وَهَذَا ثَابِتُ بْنُ قَيْسٍ وَسَيُجِيبُكَ عَنِّي". فَانْصَرَفَ النَّبِيُّ ﷺ.