Ubejdullah ibn Abdullahu tregon: “E pyeta Abdullah ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ëndrrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ që ma kishin përmendur. Ai më tha: “Jam informuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa po flija, në ëndërr pashë se m'u vendosën në duar dy byzylykë të artë, andaj më rëndoi çështja e tyre dhe i urreva ato. Pasi m'u lejua, u fryva atyre dhe ato fluturuan. Prandaj, i komentova si dy gënjeshtarë, që do të paraqiten.” Ubejdullahu tha: “Njëri ishte Ansiu, të cilin e vrau Fejruzi, në Jemen, kurse tjetri Musejlime Gënjeshtërmadhi.”
قَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: سَأَلْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَبَّاسٍ عَنْ رُؤْيَا، رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الَّتِي ذَكَرَ فَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: ذُكِرَ لِي أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "بَيْنَا أَنَا نَائِمٌ أُرِيتُ أَنَّهُ وُضِعَ فِي يَدَىَّ سِوَارَانِ مِنْ ذَهَبٍ، فَفُظِعْتُهُمَا وَكَرِهْتُهُمَا، فَأُذِنَ لِي فَنَفَخْتُهُمَا فَطَارَا، فَأَوَّلْتُهُمَا كَذَّابَيْنِ يَخْرُجَانِ". فَقَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ: أَحَدُهُمَا الْعَنْسِيُّ الَّذِي قَتَلَهُ فَيْرُوزُ بِالْيَمَنِ، وَالآخَرُ مُسَيْلِمَةُ الْكَذَّابُ.