Sahihu i Buhariut — Hadithi 4384

Betejat · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi dhe Is'hak ibn Nasri më kanë thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Zaide, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Esved ibn Jezidi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe vëllai im erdhëm nga Jemeni (në Medinë) dhe qëndruam një kohë. Ne mendonim se Ibn Mesudi dhe nëna e tij ishin anëtarë të familjes së Pejgamberit ﷺ, për shkak të hyrjes së shpeshtë tek ai dhe shoqërimit të shumtë me të.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ، وَإِسْحَاقُ بْنُ نَصْرٍ، قَالاَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ آدَمَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي زَائِدَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الأَسْوَدِ بْنِ يَزِيدَ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - قَالَ: قَدِمْتُ أَنَا وَأَخِي، مِنَ الْيَمَنِ، فَمَكَثْنَا حِينًا مَا نُرَى ابْنَ مَسْعُودٍ وَأُمَّهُ إِلاَّ مِنْ أَهْلِ الْبَيْتِ، مِنْ كَثْرَةِ دُخُولِهِمْ وَلُزُومِهِمْ لَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4384