{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4385",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4385",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4385",
  "text": "Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abduselami, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Zehdemi tregon: “Kur Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Kufe, nderoi një lagje të fisit xhermë. Teksa rrinim me të, ai po hante një pulë. Aty ishte edhe një burrë, të cilin e ftoi të hante, por ai tha: “E kam parë pulën të hajë diçka që më bëri ta neveris.” Ebu Musai tha: “Eja, se unë e kam parë Pejgamberin ﷺ të hajë pulë.” - Unë jam betuar të mos ha pulë, - tha ai. Atëherë, Ebu Musai i tha: “Eja të të tregoj për betimin tënd. Një grup i fisit eshari shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i kërkuam të na marrë me vete (për në Luftën e Tebukut), por ai nuk na mori. Pastaj sërish i kërkuam të na marrë, por ai u betua se nuk do të na marrë (pasi që nuk kishte mjete bartëse). Mirëpo, pas pak, Pejgamberit ﷺ i erdhi një tufë devesh nga plaçka e luftës, andaj dha urdhër të na jepen pesë tufa devesh. Kur i morëm, i thamë: “E bëmë Pejgamberin ﷺ ta harrojë betimin. Kurrë nuk do të shpëtojmë pas kësaj.” Kështu, unë shkova dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, ti u betove se nuk do të na marrësh me vete, por na more.” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Po, por, kur betohem për diçka, ndërkohë shoh se e kundërta është më e mirë, atëherë veproj atë që është më e mira.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4385",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Musa Eshariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ السَّلاَمِ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ زَهْدَمٍ قَالَ: لَمَّا قَدِمَ أَبُو مُوسَى أَكْرَمَ هَذَا الْحَىَّ مِنْ جَرْمٍ، وَإِنَّا لَجُلُوسٌ عِنْدَهُ وَهُوَ يَتَغَدَّى دَجَاجًا، وَفِي الْقَوْمِ رَجُلٌ جَالِسٌ، فَدَعَاهُ إِلَى الْغَدَاءِ، فَقَالَ: إِنِّي رَأَيْتُهُ يَأْكُلُ شَيْئًا فَقَذِرْتُهُ. فَقَالَ: هَلُمَّ، فَإِنِّي رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَأْكُلُهُ. فَقَالَ: إِنِّي حَلَفْتُ لاَ آكُلُهُ. فَقَالَ: هَلُمَّ أُخْبِرْكَ عَنْ يَمِينِكَ، إِنَّا أَتَيْنَا النَّبِيَّ ﷺ نَفَرٌ مِنَ الأَشْعَرِيِّينَ، فَاسْتَحْمَلْنَاهُ فَأَبَى أَنْ يَحْمِلَنَا فَاسْتَحْمَلْنَاهُ، فَحَلَفَ أَنْ لاَ يَحْمِلَنَا، ثُمَّ لَمْ يَلْبَثِ النَّبِيُّ ﷺ أَنْ أُتِيَ بِنَهْبِ إِبِلٍ، فَأَمَرَ لَنَا بِخَمْسِ ذَوْدٍ، فَلَمَّا قَبَضْنَاهَا قُلْنَا: تَغَفَّلْنَا النَّبِيَّ ﷺ يَمِينَهُ، لاَ نُفْلِحُ بَعْدَهَا أَبَدًا فَأَتَيْتُهُ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّكَ حَلَفْتَ أَنْ لاَ تَحْمِلَنَا وَقَدْ حَمَلْتَنَا. قَالَ: \"أَجَلْ، وَلَكِنْ لاَ أَحْلِفُ عَلَى يَمِينٍ فَأَرَى غَيْرَهَا خَيْرًا مِنْهَا إِلاَّ أَتَيْتُ الَّذِي هُوَ خَيْرٌ مِنْهَا\".",
    "albanian": "Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abduselami, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Zehdemi tregon: “Kur Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Kufe, nderoi një lagje të fisit xhermë. Teksa rrinim me të, ai po hante një pulë. Aty ishte edhe një burrë, të cilin e ftoi të hante, por ai tha: “E kam parë pulën të hajë diçka që më bëri ta neveris.” Ebu Musai tha: “Eja, se unë e kam parë Pejgamberin ﷺ të hajë pulë.” - Unë jam betuar të mos ha pulë, - tha ai. Atëherë, Ebu Musai i tha: “Eja të të tregoj për betimin tënd. Një grup i fisit eshari shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i kërkuam të na marrë me vete (për në Luftën e Tebukut), por ai nuk na mori. Pastaj sërish i kërkuam të na marrë, por ai u betua se nuk do të na marrë (pasi që nuk kishte mjete bartëse). Mirëpo, pas pak, Pejgamberit ﷺ i erdhi një tufë devesh nga plaçka e luftës, andaj dha urdhër të na jepen pesë tufa devesh. Kur i morëm, i thamë: “E bëmë Pejgamberin ﷺ ta harrojë betimin. Kurrë nuk do të shpëtojmë pas kësaj.” Kështu, unë shkova dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, ti u betove se nuk do të na marrësh me vete, por na more.” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Po, por, kur betohem për diçka, ndërkohë shoh se e kundërta është më e mirë, atëherë veproj atë që është më e mira.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4385.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4385.json"
  }
}