Sahihu i Buhariut — Hadithi 4386

Betejat · Transmetuesi: Imran ibn Husajni

Shqip

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Sahra Xhami ibn Shedadi, e këtij i ka treguar Safvan ibn Muhriz Maziniu se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup pjesëtarësh të fisit benu temim erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili u tha: “O benu temimë, përgëzohuni!” Ata i thanë: “ Meqënëse na përgëzove, tani na jep diçka.” Atëherë, të Dërguarit të Allahut ﷺ i ndryshoi fytyra. Kur erdhën banorët e Jemenit, Pejgamberi ﷺ u tha: “O banorë të Jemenit, pranojeni myzhdenë, pasi që benu temimët nuk e pranuan.” Ata i thanë: “E pranuam, o i Dërguari i Allahut.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ:حَدَّثَنَا أَبُو صَخْرَةَ، جَامِعُ بْنُ شَدَّادٍ: حَدَّثَنَا صَفْوَانُ بْنُ مُحْرِزٍ الْمَازِنِيُّ: حَدَّثَنَا عِمْرَانُ بْنُ حُصَيْنٍ قَالَ: جَاءَتْ بَنُو تَمِيمٍ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "أَبْشِرُوا يَا بَنِي تَمِيمٍ". قَالُوا: أَمَّا إِذْ بَشَّرْتَنَا فَأَعْطِنَا. فَتَغَيَّرَ وَجْهُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَجَاءَ نَاسٌ مِنْ أَهْلِ الْيَمَنِ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اقْبَلُوا الْبُشْرَى إِذْ لَمْ يَقْبَلْهَا بَنُو تَمِيمٍ". قَالُوا: قَدْ قَبِلْنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4386