{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/439",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/439",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 439",
  "text": "Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kishte qenë një robëreshë zezake, që jetonte në njërin prej fiseve arabe. Pasi e kishin liruar nga robëria, kishte vendosur të qëndronte me ta. Një ditë, një vajzë e vogël e tyrja doli e veshur me një shirit (rrip) të kuq lëkure krahaqafë të stolisur me xhevahire dhe margaritarë. E hodhi shallin ose i ra në tokë dhe një gjeraqinë, duke menduar se ishte copë mishi, shkoi e ia rrëmbeu. Dolën për ta kërkuar, po nuk e gjetën, andaj më akuzuan mua për të. Robëresha rrëfen: “Më kontrolluan (në tërë trupin), madje edhe pjesët intime. Betohem në Allahun se, teksa qëndroja pranë tyre, erdhi gjeraqina sërish dhe e hodhi shallin në mesin e tyre. U thashë: “Ja ku është ajo për të cilën më akuzonit, ndërkohë unë jam e pafajshme.” Pas kësaj (ngjarjeje), ajo vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e pranoi Islamin. Thotë (Aishja): “Brenda xhamisë kishte një tendë, - ose ka thënë: një shtëpi të vogël. - Nganjëherë vinte dhe bisedonte me mua. Mirëpo, sa herë që vinte, i recitonte këto vargje: \"Ditën e shallit Zoti ynë më mrekulloi, Kur nga vendi i mosbesimit Ai më shpëtoi.” E pyeta: “Vallë, pse sa herë që vjen tek unë, i lexon këto vargje?” Pastaj e tregoi rrëfimin e saj.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi",
    "position": 8,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/8/namazi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 439",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّ وَلِيدَةً، كَانَتْ سَوْدَاءَ لِحَىٍّ مِنَ الْعَرَبِ، فَأَعْتَقُوهَا، فَكَانَتْ مَعَهُمْ. قَالَتْ: فَخَرَجَتْ صَبِيَّةٌ لَهُمْ عَلَيْهَا وِشَاحٌ أَحْمَرُ مِنْ سُيُورٍ قَالَتْ: فَوَضَعَتْهُ أَوْ وَقَعَ مِنْهَا، فَمَرَّتْ بِهِ حُدَيَّاةٌ وَهُوَ مُلْقًى، فَحَسِبَتْهُ لَحْمًا فَخَطَفَتْهُ قَالَتْ: فَالْتَمَسُوهُ فَلَمْ يَجِدُوهُ. قَالَتْ: فَاتَّهَمُونِي بِهِ قَالَتْ: فَطَفِقُوا يُفَتِّشُونَ حَتَّى فَتَّشُوا قُبُلَهَا قَالَتْ: وَاللَّهِ! إِنِّي لَقَائِمَةٌ مَعَهُمْ، إِذْ مَرَّتِ الْحُدَيَّاةُ فَأَلْقَتْهُ قَالَتْ: فَوَقَعَ بَيْنَهُمْ قَالَتْ: فَقُلْتُ هَذَا الَّذِي اتَّهَمْتُمُونِي بِهِ - زَعَمْتُمْ - وَأَنَا مِنْهُ بَرِيئَةٌ. وَهُوَ ذَا هُوَ قَالَتْ: فَجَاءَتْ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَسْلَمَتْ. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَكَانَ لَهَا خِبَاءٌ فِي الْمَسْجِدِ أَوْ حِفْشٌ قَالَتْ: فَكَانَتْ تَأْتِينِي فَتَحَدَّثُ عِنْدِي قَالَتْ: فَلاَ تَجْلِسُ عِنْدِي مَجْلِسًا إِلاَّ قَالَتْ: وَيَوْمَ الْوِشَاحِ مِنْ تَعَاجِيبِ رَبِّنَا، أَلاَ إِنَّهُ مِنْ بَلْدَةِ الْكُفْرِ أَنْجَانِي. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقُلْتُ لَهَا: مَا شَأْنُكِ لاَ تَقْعُدِينَ مَعِي مَقْعَدًا إِلاَّ قُلْتِ هَذَا؟ قَالَتْ: فَحَدَّثَتْنِي بِهَذَا الْحَدِيثِ.",
    "albanian": "Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kishte qenë një robëreshë zezake, që jetonte në njërin prej fiseve arabe. Pasi e kishin liruar nga robëria, kishte vendosur të qëndronte me ta. Një ditë, një vajzë e vogël e tyrja doli e veshur me një shirit (rrip) të kuq lëkure krahaqafë të stolisur me xhevahire dhe margaritarë. E hodhi shallin ose i ra në tokë dhe një gjeraqinë, duke menduar se ishte copë mishi, shkoi e ia rrëmbeu. Dolën për ta kërkuar, po nuk e gjetën, andaj më akuzuan mua për të. Robëresha rrëfen: “Më kontrolluan (në tërë trupin), madje edhe pjesët intime. Betohem në Allahun se, teksa qëndroja pranë tyre, erdhi gjeraqina sërish dhe e hodhi shallin në mesin e tyre. U thashë: “Ja ku është ajo për të cilën më akuzonit, ndërkohë unë jam e pafajshme.” Pas kësaj (ngjarjeje), ajo vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e pranoi Islamin. Thotë (Aishja): “Brenda xhamisë kishte një tendë, - ose ka thënë: një shtëpi të vogël. - Nganjëherë vinte dhe bisedonte me mua. Mirëpo, sa herë që vinte, i recitonte këto vargje: \"Ditën e shallit Zoti ynë më mrekulloi, Kur nga vendi i mosbesimit Ai më shpëtoi.” E pyeta: “Vallë, pse sa herë që vjen tek unë, i lexon këto vargje?” Pastaj e tregoi rrëfimin e saj."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/439.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/439.json"
  }
}