Sahihu i Buhariut — Hadithi 4395

Betejat · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ morëm rrugën për në Haxhin Lamtumirës dhe hymë në ihram për umre. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai që e ka marrë kurbanin me vete, le të hyjë në ihram për haxh dhe umre e të mos lirohet nga ihrami deri në fund të haxhit.” Kur arrita në Mekë, isha me menstruacione, dhe nuk e bëra tavafin rreth Qabesë e nuk eca mes Safasë dhe Mervës, andaj iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai më tha: “Shprishi flokët dhe krihu. Hyr në ihram për haxh, e lëre umrën.” Ashtu veprova. Pasi e përfunduam haxhin, i Dërguari i Allahut ﷺ më dërgoi me Abdurrahman ibn Ebu Bekër Sidikun në Tenëim për ta kryer umrën. Pasi e mbarova umrën, Pejgamberi ﷺ më tha: “Kjo është zëvendësim për umrën (e humbur) .” Ata që kishin hyrë në ihram për umre (qysh në fillim), e patën bërë tavafin rreth Qabesë, patën ecur mes Safasë e Mervës dhe ishin liruar nga ihrami. Pastaj, pasi qenë kthyer prej Minas, patën bërë edhe një tavaf. Ndërkaq, ata që e patën bashkuar haxhin me umrën, patën bërë vetëm një tavaf.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ، فَأَهْلَلْنَا بِعُمْرَةٍ، ثُمَّ قَالَ لَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ كَانَ عِنْدَهُ هَدْىٌ فَلْيُهْلِلْ بِالْحَجِّ مَعَ الْعُمْرَةِ، ثُمَّ لاَ يَحِلَّ حَتَّى يَحِلَّ مِنْهُمَا جَمِيعًا". فَقَدِمْتُ مَعَهُ مَكَّةَ وَأَنَا حَائِضٌ، وَلَمْ أَطُفْ بِالْبَيْتِ وَلاَ بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، فَشَكَوْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "انْقُضِي رَأْسَكِ، وَامْتَشِطِي وَأَهِلِّي بِالْحَجِّ وَدَعِي الْعُمْرَةَ". فَفَعَلْتُ فَلَمَّا قَضَيْنَا الْحَجَّ أَرْسَلَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَعَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ الصِّدِّيقِ إِلَى التَّنْعِيمِ فَاعْتَمَرْتُ فَقَالَ: "هَذِهِ مَكَانَ عُمْرَتِكِ". قَالَتْ: فَطَافَ الَّذِينَ أَهَلُّوا بِالْعُمْرَةِ بِالْبَيْتِ وَبَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، ثُمَّ حَلُّوا، ثُمَّ طَافُوا طَوَافًا آخَرَ بَعْدَ أَنْ رَجَعُوا مِنْ مِنًى، وَأَمَّا الَّذِينَ جَمَعُوا الْحَجَّ وَالْعُمْرَةَ فَإِنَّمَا طَافُوا طَوَافًا وَاحِدًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4395