Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Surejxh ibn Numani, e këtij i ka treguar Fulejhu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Vitin e Çlirimit të Mekës, Pejgamberi ﷺ erdhi i hipur mbi Kasva (devenë e tij) së bashku me Usamen. Me të ishin edhe Bilali e Othman ibn Talhai. Pejgamberi ﷺ e uli devenë te Qabeja e i tha Othmanit: “Na sill çelësin (e Qabesë) !” Ai e solli çelësin dhe ia hapi atij derën. Pejgamberi ﷺ së bashku me Usamen, Bilalin dhe Othmanin hynë (në Qabe) dhe e mbyllën derën. Aty qëndroi një pjesë goxha të gjatë të ditës dhe, kur doli, njerëzit nxitonin kush të hynte brenda, por unë isha i pari që hyra. Aty e gjeta Bilalin të qëndronte në këmbë mbrapa derës dhe e pyeta: “Ku u fal i Dërguari i Allahut ﷺ?” - U fal mes atyre dy shtyllave të para, - tha Bilali. Qabeja ishte e ngritur mbi gjashtë shtylla, në dy rreshta. Ai u fal mes dy shtyllave të rreshtit të përparmë, derën e Qabesë e la pas shpine dhe u kthye nga pjesa e përparme kur hyn në Qabe, mes tij dhe murit. Abdullahu thotë: “Harrova ta pyesja sa rekate kishte falur. Në vendin ku ishte falur, ishte një mermer i kuq.”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا سُرَيْجُ بْنُ النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا فُلَيْحٌ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَقْبَلَ النَّبِيُّ ﷺ عَامَ الْفَتْحِ وَهُوَ مُرْدِفٌ أُسَامَةَ عَلَى الْقَصْوَاءِ. وَمَعَهُ بِلاَلٌ وَعُثْمَانُ بْنُ طَلْحَةَ حَتَّى أَنَاخَ عِنْدَ الْبَيْتِ، ثُمَّ قَالَ لِعُثْمَانَ: "ائْتِنَا بِالْمِفْتَاحِ". فَجَاءَهُ بِالْمِفْتَاحِ فَفَتَحَ لَهُ الْبَابَ، فَدَخَلَ النَّبِيُّ ﷺ وَأُسَامَةُ وَبِلاَلٌ وَعُثْمَانُ، ثُمَّ أَغْلَقُوا عَلَيْهِمِ الْبَابَ،. فَمَكَثَ نَهَارًا طَوِيلاً ثُمَّ خَرَجَ، وَابْتَدَرَ النَّاسُ الدُّخُولَ، فَسَبَقْتُهُمْ فَوَجَدْتُ بِلاَلاً قَائِمًا مِنْ وَرَاءِ الْبَابِ فَقُلْتُ لَهُ: أَيْنَ صَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالَ: صَلَّى بَيْنَ ذَيْنِكَ الْعَمُودَيْنِ الْمُقَدَّمَيْنِ. وَكَانَ الْبَيْتُ عَلَى سِتَّةِ أَعْمِدَةٍ سَطْرَيْنِ، صَلَّى بَيْنَ الْعَمُودَيْنِ مِنَ السَّطْرِ الْمُقَدَّمِ، وَجَعَلَ باب الْبَيْتِ خَلْفَ ظَهْرِهِ، وَاسْتَقْبَلَ بِوَجْهِهِ الَّذِي يَسْتَقْبِلُكَ حِينَ تَلِجُ الْبَيْتَ بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْجِدَارِ. قَالَ: وَنَسِيتُ أَنْ أَسْأَلَهُ كَمْ صَلَّى. وَعِنْدَ الْمَكَانِ الَّذِي صَلَّى فِيهِ مَرْمَرَةٌ حَمْرَاءُ.