Sahihu i Buhariut — Hadithi 4404

Betejat · Transmetuesi: Zejd ibn Erkami

Shqip

Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka marrë pjesë në nëntëmbëdhjetë beteja dhe ka bërë vetëm një haxh pas hixhretit, pas të cilit nuk ka bërë tjetër, pra, Haxhin e Lamtumirës.” Ebu Is'haku ka thënë: “Ka bërë edhe një haxh, gjatë kohës sa ka qenë në Mekë (para hixhretit).”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ: حَدَّثَنَا أَبُو إِسْحَاقَ قَالَ: حَدَّثَنِي زَيْدُ بْنُ أَرْقَمَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ غَزَا تِسْعَ عَشْرَةَ غَزْوَةً، وَأَنَّهُ حَجَّ بَعْدَ مَا هَاجَرَ حَجَّةً وَاحِدَةً لَمْ يَحُجَّ بَعْدَهَا حَجَّةَ الْوَدَاعِ. قَالَ أَبُو إِسْحَاقَ: وَبِمَكَّةَ أُخْرَى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4404