{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4406",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4406",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4406",
  "text": "Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamedi, e ky nga Ibn Ebu Bekrete se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Koha është rikthyer siç ka qenë atëherë kur Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Viti është dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë: tre radhazi: dhul kade, dhul hixhe dhe muharrem, si dhe muaji rexheb i fisit mudar 1 , që gjendet mes muajve xhumada dhe shaban. Po tani, cili muaj është?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thamë. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është muaji dhul hixhe?” - Po, ashtu është. - “Cili qytet është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është qyteti i shenjtë?” - Po, ashtu është. - “Çfarë dite është sot?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është dita e Bajramit të Kurbanit?” - Po, ashtu është. - “Dijeni mirë se: gjaqet, pasuria - Muhamed ibn Sirini thotë: “Kujtoj se ka thënë edhe: dhe nderi juaj, - janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë vend, në këtë muaj. Ju do ta takoni Zotin tuaj, i Cili do t'ju pyesë për veprat tuaja. Mos u ktheni në humbje pas meje (pas vdekjes sime) e të vrisni njëri-tjetrin. Të pranishmit le t'ua përcjellin atyre që mungojnë, sepse atij që do t'i kumtohet, ndoshta e kupton më mirë se këta që po e dëgjojnë.” Pastaj tha dy herë: “A e kumtova, vallë?” Muhamed ibn Sirini, sa herë e kujtonte këtë hadith, thoshte: “Muhamedi ﷺ e ka thënë të vërtetën.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4406",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Bekrete"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي بَكْرَةَ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: \"الزَّمَانُ قَدِ اسْتَدَارَ كَهَيْئَةِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضَ، السَّنَةُ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ثَلاَثَةٌ مُتَوَالِيَاتٌ: ذُو الْقَعْدَةِ وَذُو الْحِجَّةِ وَالْمُحَرَّمُ، وَرَجَبُ مُضَرَ الَّذِي بَيْنَ جُمَادَى وَشَعْبَانَ، أَىُّ شَهْرٍ هَذَا؟\" قُلْنَا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. فَسَكَتَ حَتَّى ظَنَنَّا أَنَّهُ سَيُسَمِّيهِ بِغَيْرِ اسْمِهِ. قَالَ: \"أَلَيْسَ ذُو الْحِجَّةِ؟\" قُلْنَا: بَلَى. قَالَ: \"فَأَىُّ بَلَدٍ هَذَا؟\" قُلْنَا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ، فَسَكَتَ حَتَّى ظَنَنَّا أَنَّهُ سَيُسَمِّيهِ بِغَيْرِ اسْمِهِ. قَالَ: \"أَلَيْسَ الْبَلْدَةَ؟\". قُلْنَا: بَلَى. قَالَ \"فَأَىُّ يَوْمٍ هَذَا؟\" قُلْنَا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ، فَسَكَتَ حَتَّى ظَنَنَّا أَنَّهُ سَيُسَمِّيهِ بِغَيْرِ اسْمِهِ. قَالَ: \"أَلَيْسَ يَوْمَ النَّحْرِ؟\" قُلْنَا: بَلَى. قَالَ: \"فَإِنَّ دِمَاءَكُمْ وَأَمْوَالَكُمْ - قَالَ مُحَمَّدٌ وَأَحْسِبُهُ قَالَ: وَأَعْرَاضَكُمْ - عَلَيْكُمْ حَرَامٌ كَحُرْمَةِ يَوْمِكُمْ هَذَا، فِي بَلَدِكُمْ هَذَا، فِي شَهْرِكُمْ هَذَا وَسَتَلْقَوْنَ رَبَّكُمْ، فَسَيَسْأَلُكُمْ عَنْ أَعْمَالِكُمْ، أَلاَ فَلاَ تَرْجِعُوا بَعْدِي ضُلاَّلاً، يَضْرِبُ بَعْضُكُمْ رِقَابَ بَعْضٍ، أَلاَ لِيُبَلِّغِ الشَّاهِدُ الْغَائِبَ، فَلَعَلَّ بَعْضَ مَنْ يُبَلَّغُهُ أَنْ يَكُونَ أَوْعَى لَهُ مِنْ بَعْضِ مَنْ سَمِعَهُ\". فَكَانَ مُحَمَّدٌ إِذَا ذَكَرَهُ يَقُولُ: صَدَقَ مُحَمَّدٌ ﷺ ثُمَّ قَالَ: \"أَلاَ هَلْ بَلَّغْتُ؟\" مَرَّتَيْنِ.",
    "albanian": "Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamedi, e ky nga Ibn Ebu Bekrete se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Koha është rikthyer siç ka qenë atëherë kur Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Viti është dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë: tre radhazi: dhul kade, dhul hixhe dhe muharrem, si dhe muaji rexheb i fisit mudar 1 , që gjendet mes muajve xhumada dhe shaban. Po tani, cili muaj është?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thamë. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është muaji dhul hixhe?” - Po, ashtu është. - “Cili qytet është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është qyteti i shenjtë?” - Po, ashtu është. - “Çfarë dite është sot?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha: - “A nuk është dita e Bajramit të Kurbanit?” - Po, ashtu është. - “Dijeni mirë se: gjaqet, pasuria - Muhamed ibn Sirini thotë: “Kujtoj se ka thënë edhe: dhe nderi juaj, - janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë vend, në këtë muaj. Ju do ta takoni Zotin tuaj, i Cili do t'ju pyesë për veprat tuaja. Mos u ktheni në humbje pas meje (pas vdekjes sime) e të vrisni njëri-tjetrin. Të pranishmit le t'ua përcjellin atyre që mungojnë, sepse atij që do t'i kumtohet, ndoshta e kupton më mirë se këta që po e dëgjojnë.” Pastaj tha dy herë: “A e kumtova, vallë?” Muhamed ibn Sirini, sa herë e kujtonte këtë hadith, thoshte: “Muhamedi ﷺ e ka thënë të vërtetën.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4406.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4406.json"
  }
}