Sahihu i Buhariut — Hadithi 4407

Betejat · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjan Theuriu, e ky nga Kajs ibn Muslimi se Tarik ibn Shihabi transmeton: “Disa hebrenj i thanë Omer ibn Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Sikur të na kishte zbritur neve ky ajet, atë ditë do ta shpallnim ditë feste.” Omeri u tha: “Cili qenka ky ajet?” Ata i thanë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. ” (Maide, 3) Omeri iu përgjigj: “Unë e di shumë mirë vendin ku ka zbritur ky ajet. Ka zbritur teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po qëndronte në këmbë në Arafat.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ الثَّوْرِيُّ، عَنْ قَيْسِ بْنِ مُسْلِمٍ، عَنْ طَارِقِ بْنِ شِهَابٍ: أَنَّ أُنَاسًا، مِنَ الْيَهُودِ قَالُوا: لَوْ نَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ فِينَا لَاِتَّخَذْنَا ذَلِكَ الْيَوْمَ عِيدًا. فَقَالَ عُمَرُ: أَيَّةُ آيَةٍ؟ فَقَالُوا: ﴿ الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا ۚ﴾ [المائدة: ٣] فَقَالَ عُمَرُ: إِنِّي لَأَعْلَمُ أَىَّ مَكَانٍ أُنْزِلَتْ، أُنْزِلَتْ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَاقِفٌ بِعَرَفَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4407