Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ vajti në shtëpinë e Fatimes, por nuk e gjeti Aliun aty. E pyeti Fatimen: - “Ku është djali i xhaxhait tënd?” - Patëm diçka mes vete (u fjalosëm) dhe më hidhëroi, andaj doli dhe nuk u ndal për të pushuar në mesditë tek unë, - tha Fatimja. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha dikujt: “Shiko ku është ai!” Kur u kthye personi në fjalë, i tha: “O i Dërguari i Allahut, ishte i shtrirë në xhami.” I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi në xhami dhe e gjeti të shtrirë. Ridaja i kishte rënë nga supi, kështu që (shpina) i ishte bërë me dhé. I Dërguari i Allahut ﷺ filloi t'ia fshijë (dheun nga shpina e tij) duke i thënë: “Çohu, o Ebu Turab (baba i dheut) ! Çohu, o Ebu Turab!”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: جَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَيْتَ فَاطِمَةَ. فَلَمْ يَجِدْ عَلِيًّا فِي الْبَيْتِ فَقَالَ: "أَيْنَ ابْنُ عَمِّكِ؟" قَالَتْ: كَانَ بَيْنِي وَبَيْنَهُ شَىْءٌ، فَغَاضَبَنِي فَخَرَجَ فَلَمْ يَقِلْ عِنْدِي. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لإِنْسَانٍ: "انْظُرْ أَيْنَ هُوَ". فَجَاءَ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! هُوَ رَاقِدٌ فِي الْمَسْجِدِ. فَجَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ مُضْطَجِعٌ، قَدْ سَقَطَ رِدَاؤُهُ عَنْ شِقِّهِ، وَأَصَابَهُ تُرَابٌ، فَجَعَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَمْسَحُهُ عَنْهُ وَيَقُولُ: "قُمْ أَبَا تُرَابٍ، قُمْ أَبَا تُرَابٍ".