{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4415",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4415",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4415",
  "text": "Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, i biri i Ebu Burdes, e ky nga Ebu Burde, se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shokët e mi më dërguan tek i Dërguari i Allahut ﷺ që t'i kërkoj mjet udhëtimi për ta (për të shkuar në betejë), teksa po mobilizoheshin së bashku me të për ushtrinë e Betejës së Vështirësisë, që ishte Beteja e Tebukut. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, shokët e mi më dërguan të të njoftoj se po kërkojnë mjet udhëtimi (për të shkuar në betejë).” Ai më tha: “Për Allahun, nuk do t'ju jap asgjë për udhëtim.” Qëllova në momentet kur ai ishte i zemëruar, por nuk e dija, kështu që u ktheva i mërzitur nga ndalesa e Pejgamberit ﷺ dhe nga frika se mos është hidhëruar me mua. U ktheva te shokët e mi dhe u tregova çfarë tha Pejgamberi ﷺ. Nuk kaloi shumë kohë dhe e dëgjova Bilalin duke thirrur: “O Abdullah ibn Kajs! Kur iu përgjigja, ai më tha: “Përgjigjju të Dërguarit të Allahut ﷺ! Po të thërret.” Me të shkuar, Pejgamberi ﷺ më tha: “Merri këto dy deve të lidhura me njëra-tjetrën , - këto dy deve ishin prej gjashtë të tjerave që Pejgamberi ﷺ posa i kishte blerë prej Sadit, - dërgoji te shokët e tu dhe thuaju: “Allahu, - ose ka thënë: i Dërguari i Tij ﷺ, - po jua jep këto për udhëtim, andaj hipni në to.” Unë ua dërgova dhe u thashë: “Pejgamberi ﷺ po jua jep këto për udhëtim. Mirëpo, për Allahun, nuk do t'ju lë të largoheni, pa ardhur ndonjëri nga ju tek ata që i kanë dëgjuar fjalët e Pejgamberit ﷺ, që të bindeni se nuk po them diçka të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka thënë.” Ata më thanë: “Ti je i besueshëm te ne, por, megjithatë, do të bëjmë atë që dëshiron.” Kështu, Ebu Musai me një grup prej tyre shkoi te disa që i kishin dëgjuar fjalët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, që herën e parë nuk u dha, e për së dyti u dha mjet udhëtimi. Ata u treguan atyre mu ashtu siç u kishte rrëfyer Ebu Musai.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4415",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Musa Eshariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ بُرَيْدِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - قَالَ: أَرْسَلَنِي أَصْحَابِي إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَسْأَلُهُ الْحُمْلاَنَ لَهُمْ، إِذْ هُمْ مَعَهُ فِي جَيْشِ الْعُسْرَةِ وَهِيَ غَزْوَةُ تَبُوكَ فَقُلْتُ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ، إِنَّ أَصْحَابِي أَرْسَلُونِي إِلَيْكَ لِتَحْمِلَهُمْ. فَقَالَ: \"وَاللَّهِ لاَ أَحْمِلُكُمْ عَلَى شَىْءٍ\". وَوَافَقْتُهُ، وَهُوَ غَضْبَانُ وَلاَ أَشْعُرُ، وَرَجَعْتُ حَزِينًا مِنْ مَنْعِ النَّبِيِّ ﷺ، وَمِنْ مَخَافَةِ أَنْ يَكُونَ النَّبِيُّ ﷺ وَجَدَ فِي نَفْسِهِ عَلَىَّ، فَرَجَعْتُ إِلَى أَصْحَابِي فَأَخْبَرْتُهُمُ الَّذِي قَالَ النَّبِيُّ ﷺ، فَلَمْ أَلْبَثْ إِلاَّ سُوَيْعَةً إِذْ سَمِعْتُ بِلاَلاً يُنَادِي: أَىْ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ. فَأَجَبْتُهُ، فَقَالَ: أَجِبْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَدْعُوكَ، فَلَمَّا أَتَيْتُهُ قَالَ: \"خُذْ هَذَيْنِ الْقَرِينَيْنِ وَهَذَيْنِ الْقَرِينَيْنِ - لِسِتَّةِ أَبْعِرَةٍ ابْتَاعَهُنَّ حِينَئِذٍ مِنْ سَعْدٍ - فَانْطَلِقْ بِهِنَّ إِلَى أَصْحَابِكَ فَقُلْ: إِنَّ اللَّهَ - أَوْ قَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ - يَحْمِلُكُمْ عَلَى هَؤُلاَءِ فَارْكَبُوهُنَّ\". فَانْطَلَقْتُ إِلَيْهِمْ بِهِنَّ، فَقُلْتُ إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ يَحْمِلُكُمْ عَلَى هَؤُلاَءِ وَلَكِنِّي وَاللَّهِ لاَ أَدَعُكُمْ حَتَّى يَنْطَلِقَ مَعِي بَعْضُكُمْ إِلَى مَنْ سَمِعَ مَقَالَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ لاَ تَظُنُّوا أَنِّي حَدَّثْتُكُمْ شَيْئًا لَمْ يَقُلْهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالُوا لِي: إِنَّكَ عِنْدَنَا لَمُصَدَّقٌ، وَلَنَفْعَلَنَّ مَا أَحْبَبْتَ. فَانْطَلَقَ أَبُو مُوسَى بِنَفَرٍ مِنْهُمْ حَتَّى أَتَوُا الَّذِينَ سَمِعُوا قَوْلَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مَنْعَهُ إِيَّاهُمْ، ثُمَّ إِعْطَاءَهُمْ بَعْدُ، فَحَدَّثُوهُمْ بِمِثْلِ مَا حَدَّثَهُمْ بِهِ أَبُو مُوسَى.",
    "albanian": "Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, i biri i Ebu Burdes, e ky nga Ebu Burde, se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shokët e mi më dërguan tek i Dërguari i Allahut ﷺ që t'i kërkoj mjet udhëtimi për ta (për të shkuar në betejë), teksa po mobilizoheshin së bashku me të për ushtrinë e Betejës së Vështirësisë, që ishte Beteja e Tebukut. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, shokët e mi më dërguan të të njoftoj se po kërkojnë mjet udhëtimi (për të shkuar në betejë).” Ai më tha: “Për Allahun, nuk do t'ju jap asgjë për udhëtim.” Qëllova në momentet kur ai ishte i zemëruar, por nuk e dija, kështu që u ktheva i mërzitur nga ndalesa e Pejgamberit ﷺ dhe nga frika se mos është hidhëruar me mua. U ktheva te shokët e mi dhe u tregova çfarë tha Pejgamberi ﷺ. Nuk kaloi shumë kohë dhe e dëgjova Bilalin duke thirrur: “O Abdullah ibn Kajs! Kur iu përgjigja, ai më tha: “Përgjigjju të Dërguarit të Allahut ﷺ! Po të thërret.” Me të shkuar, Pejgamberi ﷺ më tha: “Merri këto dy deve të lidhura me njëra-tjetrën , - këto dy deve ishin prej gjashtë të tjerave që Pejgamberi ﷺ posa i kishte blerë prej Sadit, - dërgoji te shokët e tu dhe thuaju: “Allahu, - ose ka thënë: i Dërguari i Tij ﷺ, - po jua jep këto për udhëtim, andaj hipni në to.” Unë ua dërgova dhe u thashë: “Pejgamberi ﷺ po jua jep këto për udhëtim. Mirëpo, për Allahun, nuk do t'ju lë të largoheni, pa ardhur ndonjëri nga ju tek ata që i kanë dëgjuar fjalët e Pejgamberit ﷺ, që të bindeni se nuk po them diçka të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka thënë.” Ata më thanë: “Ti je i besueshëm te ne, por, megjithatë, do të bëjmë atë që dëshiron.” Kështu, Ebu Musai me një grup prej tyre shkoi te disa që i kishin dëgjuar fjalët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, që herën e parë nuk u dha, e për së dyti u dha mjet udhëtimi. Ata u treguan atyre mu ashtu siç u kishte rrëfyer Ebu Musai.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4415.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4415.json"
  }
}