Jusuf ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Hazimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I kam parë rreth shtatëdhjetë persona banorë të sufes. Asnjëri prej tyre nuk kishte rida. Posedonin ja izar, ja pelerinë të lidhur në qafë. Disave u arrinin deri në gjysmë të kërcinjve, e disave deri në nyja. E mbanin me dorë, nga frika mos u zbulohej ndonjë pjesë e turpshme e trupit.”
حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ عِيسَى قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ فُضَيْلٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: رَأَيْتُ سَبْعِينَ مِنْ أَصْحَابِ الصُّفَّةِ، مَا مِنْهُمْ رَجُلٌ عَلَيْهِ رِدَاءٌ، إِمَّا إِزَارٌ وَإِمَّا كِسَاءٌ، قَدْ رَبَطُوا فِي أَعْنَاقِهِمْ، فَمِنْهَا مَا يَبْلُغُ نِصْفَ السَّاقَيْنِ، وَمِنْهَا مَا يَبْلُغُ الْكَعْبَيْنِ، فَيَجْمَعُهُ بِيَدِهِ، كَرَاهِيَةَ أَنْ تُرَى عَوْرَتُهُ.